Author Archives for YIHR

Ne bëjmë thirrje për përgjegjësinë e drejtorit të shkollës në Kaç dhe kryetarit të komunës së Novi Sadit për festimin e një krimineli lufte

May 16, 2023 8:37 am Published by Leave your thoughts

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik që të përcaktojë përgjegjësinë e Verica Letić, drejtoreshës së shkollës fillore “Đura Jakšić” në Kaç, për pjesëmarrjen e të dënuarit për krime lufte, Nebojša Pavković në një orë publike të organizuar nga kjo shkollë më 20 prill me temën “Koshare: Tregime të heronjve” në sallën e kësaj shkolle. Sipas të përditshmes “Politika” dhe video-raportit të portalit “Gradske info”, në këtë ngjarje publike ka folur edhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Đurić. Prandaj u bëjmë thirrje grupeve të këshilltarëve në Kuvendin e qytetit të Novi Sadit që të iniciojnë shkarkimin e kryetarit të komunës, sepse prania e tij mbështeti pjesëmarrjen e Pavković në këtë ngjarje dhe normalizoi paraqitjen e një krimineli lufte si hero para një audience që përfshinte nxënës/e të shkollave fillore.


Rrjeti aktivist i Nismës së të Rinjve për të drejtat e njeriut kujton viktimat në Luginën e Rekës në Kosovë

April 27, 2023 11:20 am Published by Leave your thoughts

Me aksionin e shënimit të distancës ndërmjet shtatë qyteteve të Serbisë dhe Batajnicës, aktivistët i Nismës së të rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) kujtojnë sot civilët e vrarë në operacionin Reka më 27 dhe 28 prill 1999. Aksioni u krye në Nish, Vranjë, Çaçak, Kragujevc, Novi Pazar, Novi Sad dhe Beograd.


Festivali “Miredita, dobar dan!” do të mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 6 maj 2023

March 29, 2023 11:46 pm Published by Leave your thoughts

Edicioni i dhjetë jubilar i festivalit "Mirëdita, dobar dan!", ngjarje kjo unike kulturore që organizohet në Prishtinë dhe Beograd që nga viti 2014, do të mbahet këtë vit nga 4 deri më 6 maj në Kosovë, me prezantimin e skenës kulturore, artistike, e shoqërore të Serbisë dhe me diskutimin e çështjeve kritike që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen në një periudhë sfiduese për të dy shoqëritë. Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësinë të njihen me skenën kulturore serbe duke përfshirë muzikantë, autorë filmash, shkrimtarë e aktivistë të shumtë.


E drejta e njerëzve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre duhet të jetë prioritet për qeverinë e Kosovës dhe Serbisë

March 17, 2023 11:13 am Published by Leave your thoughts

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të trazirave të marsit në 2004 në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të tregojnë respekt të sinqertë për të gjitha viktimat e dhunës me motive etnike për të filluar ndërtimin e shoqërive ku të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të ndjehen të sigurt.