Author Archives for YIHR

Shteti i Serbisë e ndalon bashkëpunimin ndërmjet artistëve nga Serbia dhe Kosova

June 27, 2024 6:21 pm Published by Leave your thoughts

Sot pas orës 14:00, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka pranuar njoftim verbal nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për ndalimin e të gjitha ngjarjeve në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”. Ndalesa u komunikua zyrtarisht si urdhër për të ndërprerë tubimin, fillimisht në formë verbale e pastaj edhe në formë të shkruar, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me festivalin, si ngjarjet publike edhe ato të planifikuara vetëm për mysafirët.


Pse jam kundër ndalimit të festivalit “Mirdita, dobar dan”?

June 24, 2024 9:34 am Published by Leave your thoughts

Një nga vullnetaret e angazhuara në një organizatë joqeveritare në Beograd, një shqiptare nga Prishtina, flet në telefon me nënën e saj të shqetësuar. "Mos u shqetëso mami, këtu është shumë mirë." Një adoleshent tjetër i frikësuar, i cili nuk pranonte të shkonte në det në Kroaci me prindërit e tij, sepse atje do të masakrohej nga ustashët, u kthye nga udhëtimi në Istra me qëndrime krejtësisht të ndryshme.