fbpx
Lajmet

Shteti i Serbisë e ndalon bashkëpunimin ndërmjet artistëve nga Serbia dhe Kosova

Sot pas orës 14:00, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka pranuar njoftim verbal nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për ndalimin e të gjitha ngjarjeve në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”. Ndalesa u komunikua zyrtarisht si urdhër për të ndërprerë tubimin, fillimisht në formë verbale e pastaj edhe në formë të shkruar, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me festivalin, si ngjarjet publike edhe ato të planifikuara vetëm për mysafirët.

Më shumë

Pse jam kundër ndalimit të festivalit “Mirdita, dobar dan”?

Një nga vullnetaret e angazhuara në një organizatë joqeveritare në Beograd, një shqiptare nga Prishtina, flet në telefon me nënën e saj të shqetësuar. “Mos u shqetëso mami, këtu është shumë mirë.” Një adoleshent tjetër i frikësuar, i cili nuk pranonte të shkonte në det në Kroaci me prindërit e tij, sepse atje do të masakrohej nga ustashët, u kthye nga udhëtimi në Istra me qëndrime krejtësisht të ndryshme.

Më shumë

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut fituese e çmimit “Aachen Peace Award” – 2024

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut është përzgjedhur fituese e çmimit   “Aachen Peace Award” për vitin 2024. Njohja e rëndësishme e punës tonë vjen në një kohë mjaft sfiduese, kohë në të cilën ruajtja e paqes do të jetë një detyrë me rëndësi për të gjithë njerëzit anembanë botës.

Më shumë

Njëmbëdhjetë vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova gjithnjë e më larg arritjes së normalizimit të marrëdhënieve mes tyre

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosova) dënojnë bashkërisht ndalimin e pajustifikuar të qytetarëve kosovarë në Serbi.

Më shumë