Mediat dhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Ministria e Financave dhe Drejtoria për Parandalimin e Larjes së Parave që të parashtrojnë, pa hezituar, bazat e dyshimit për shkak të të cilit kanë urdhëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të informacioneve mbi organizatat, mediat dhe individët nga ana e bankave të biznesit. Neni i ligjit, të cilit i është referuar Drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Larjes së Parave, thotë se kontrolle të tilla kryhen vetëm për organizatat për të cilat ekzistojnë bazat e dyshimit për përfshirje në financimin e terrorizmit. Duke qenë se në këtë listë gjenden shumë organizata dhe individë të cilët merren me gazetarinë investigative, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transparencën, prodhimin e filmave, zhvillimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe bamirësinë, imponohet konkluzioni se bëhet fjalë për keqpërdorimin politik të institucioneve dhe tentativën e rrezikshme të shkeljes së mëtejshme të sundimit të së drejtës në Serbi.
Keqpërdorimi i mekanizmave ligjorë dhe institucioneve me qëllim të presionit të jashtëligjshëm ndaj mediave dhe organizatave të shoqërisë civile përbën një sulm drastik ndaj lirisë së bashkimit dhe lirisë së informimit. Pushteti në Serbi me vite të tëra ballafaqohet me kritika serioze të organizatave ndërkombëtare dhe vendase në lidhje me cenimin e këtyre dy lirive të rëndësishme. Një sulm i tillë ndaj organizatave të cilat advokojnë për ndërtimin e Serbisë si një shtet ligjor, respektimin e ligjeve dhe luftën e mirëfilltë kundër korrupsionit, përbën një argument shtesë se këto vlera janë cenuar seriozisht në Serbi. Organizatat, mediat dhe qytetarët nuk do të heqin dorë nga lufta për një shtet të lirë dhe demokratik, pavarësisht nga kërcënimet dhe presionet. Hapa të tillë dhe të ngjashëm të pushtetit vetëm na japin motivim shtesë që të durojmë si qytetarë në mbrojtjen e shtetit tonë.
Mediat dhe organizatat do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore përkatëse kundër aktorëve të këtij keqpërdorimi, përfshirë edhe ndjekjen penale të përgjegjësve, por mbi të gjitha do të insistojnë në marrjen e përgjigjeve të plota dhe të qarta se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. I kujtojmë publikut se organizatat dhe mediat nga lista janë të ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të kontrollit të rregullt shtetëror, përfshirë edhe mbikëqyrjen e inspeksioneve dhe kontrollet e rrepta të financave, si nga ana e Drejtorisë Tatimore dhe Bankës Kombëtare të Serbisë, ashtu edhe nga e donatorëve të tyre. Çdo kontroll i ligjshëm i punës së organizatave është i mirëpritur dhe gjithmonë do ta mbështesim. Nga ana tjetër, do të kundërshtojmë fortë keqpërdorimin e institucioneve dhe procedurave, sepse ky është misioni ynë – lufta për demokraci dhe shtet të rregulluar ligjor.
Nënshkruesit e prononcimit:
- A1 Novi Pazar
- Aida Qoroviq, aktiviste për të drejtat e njeriut
- Akademia e Lidershipit të Grave
- Qendra Alternative për Vajza
- Angja Joçiq
- Anja Angjushiq, FM
- AS – Qendra për fuqizimin e të rinjve të cilët jetojnë me HIV dhe AIDS
- Asociacioni Duga
- Asociacioni i Mediave
- Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronikë – ANEM
- Asociacioni i Mediave Online
- ASTRA-Aksioni kundër tregtimit të njerëzve
- Qendra Femërore Autonome
- BalkanIDEA Novi Sad
- Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile
- Shoqata e të Rinjve nga Beçeji
- BeFem
- Belgrade Pride
- Shkolla e Hapur e Beogradit
- Qendra për Politikën e Sigurisë së Beogradit
- Qendra për Të Drejtat e Njeriut e Beogradit
- Fondi për Ekselencën Politike i Beogradit
- Biber tim
- Biljana Stepanoviq
- BIRN
- BIRODI
- Boom93
- Borivoj Stajiq
- Branko Vuçkoviq, gazetar nga Kragujevci
- Business Info Group
- CANVAS
- Qendra “Srce”, Novi Sad
- Qendra “Zvezda”, Beograd
- Qendra E8
- Qendra e Aftësive Moderne
- Qendra e Politikave Bashkëkohore
- Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë
- Qendra për Dialog Shoqëror dhe Nismat Rajonale – CDDRI
- Qendra për Politikat Evropiane
- Qendra për Integritet, Nish
- QENDRA për Hulumtimin e Politikave Publike
- Qendra për Hulumtimin e Politikave Argument
- Qendra për Mamatë, Beograd
- Qendra për Monitorim dhe Aktivizëm – CEMA
- Qendra për Veprim Jo të Dhunshëm
- Qendra për Mediat e Reja kuda.org, Novi Sad
- Qendra për Politikën Praktike
- Qendra për të Drejtat e Fëmijës
- Qendra për Psikologjinë e Aplikuar
- Qendra për Zhvillimin e Mediave Lokale
- Qendra për Zhvillimin e Serbisë
- Qendra për Rajonalizëm Novi Sad
- Qendra për Jetën e Pavarur OSI Serbia
- Qendra për Politikën Sociale, Beograd
- Qendra për Avancimin e Shoqërisë
- Qendra për Sundimin e së Drejtës
- Qendra për Mbrojtje, Edukim dhe Fuqizim të Refugjatëve Info Park
- Qendra për Studimet e Grave
- Qendra Živeti uspravno
- CeSID
- CINS
- City radio
- Civil Rights Defenders
- CK13
- Coalition for Sustainable Development – CSD, Shkup
- Co-PLAN, Institute for Habitat Development , Shqipëri
- CRTA
- Da se zna!
- Daca Joviq, aktiviste
- Dajana Gjedović, Forumi për Kulturën e Lëvizjes Evropiane në Serbi (FzK)
- Danas
- Dijalog.net Valjevë
- Gjorgje Popoviq, FMO
- Dr Aleksandra Bosniq Gjuriq, kulturologe
- Dr Ljubomir Jaciq
- Dr Milorad Gjuriq, politikolog
- Dr Sonja Avlijash, FzK
- Dr Sreqko Gjukiq, Forumi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi (FMO)
- Dragan Sreqkoviq
- Shoqata për Arsimin e të Rriturve
- Dushko Radosavljeviq
- Lëvizja e Xhedajve, Nish
- Qendra Edukative Krushevac
- EPuS Leskovac
- Evrokontakt, Krushevac
- Lëvizja Evropiane në Serbi
- Lëvizja Evropiane Valjevë (Slavica dhe Vladimir Pantiq)
- FemPlatz
- Fondi B92
- Fondi për të Drejtën Humanitare
- Fondacioni “Mesečina”, Suboticë
- Fondacioni Ana dhe Vlade Divac
- Fondacioni Catalyst Balkans
- Fondacioni Qendra për Demokraci
- Fondacioni Jelena Shantiq
- Fondacioni Pons Nish
- Fondacioni Propulsion fond
- Fondacioni Tijana Juriq
- Fondacioni për të Rinjtë e Obrenovcit
- Fondacioni për Shoqërinë e Hapur
- Fondacioni për Lirinë e Shtypit – Sentë
- Forca Pozhegë
- Giancarlo Cotella, profesor i jashtëm në Politecnico di Torino
- Goran Cetiniq, anëtar i FMO
- Aksioni Qytetar Pançevë
- Nismat Qytetare
- Këshilli Qytetar i Qytetit të Kraljevës
- Qëndrimi Qytetar
- Grupi Izađi
- Grupi për Politikën Konceptuale nga Novi Sad
- Hartefakt Fond
- Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
- Qendra Humane Mitrovicë
- Igor Mihaljeviq, gazetar
- Impuls – Tutin
- InfoVranjske
- Iniciativa A11
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut
- Nisma për Pozhegën
- Nisma për të Drejtat e Personave me Invaliditet Mendor – MDRI-s
- Instituti për Punët Evropiane
- InTER
- Portal Interneti “Medijska kutija”, Nish
- Inxhinierët e Mbrojtjes së Mjedisit
- ISAC Fond
- Ivan Medenica, FzK
- Ivan Niniq
- Ivana Jovanoviq, Forumi Rinor i Lëvizjes Evropiane në Serbi (FM)
- Iz kruga – Vojvodinë
- Jasmina Borojeviq
- Jelena Erdeljan FzK
- Južne vesti
- Qendra e Kulturës Grad, Beograd
- Klubi për Fuqizimin e të Rinjve 018
- Koalicioni PreUgovor
- Koalicioni për Zhvillimin e Ekonomisë Solidare
- Kolubarske.rs
- Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut- YUCOM
- Konsultimet për Lezbiket
- Gazeta e Kragujevcit
- KRIK
- Organizata ombrellë e të rinjve të Serbisë
- Libek
- Link plus
- Qendra Media i reform Nish
- Milan Antonijeviq
- Milena Dragiqeviq Sheshiq (FzK)
- Milena Stefanoviq Fondi Evropian për Ballkanin
- Milivoj Beshlin, FMO
- MillenniuM
- Hulumtuesit e Rinj të Serbisë
- Rrjeti i Lëvizjes Evropiane në Serbi
- Rrjeti i Solidaritetit të Ri
- Rrjeti i Komiteteve për të Drejtat e Njeriut në Serbi
- Rrjeti për Politikat ndaj Drogave në Evropën Juglindore
- Koalicioni Kombëtar për Decentralizim
- Konventi Kombëtar për Bashkimin Evropian
- Parlamenti Popullor Leskovc
- Ne davimo Beograd
- Nedim Sejdinoviq, gazetar
- Shoqata joformale “Za naš kej”, Beograd
- Nenad Shebek, Konsultant për mediat dhe OCD
- New Social Initiative – NSI
- Skena e Pavarur Kulturore e Serbisë – NKSS
- Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës
- NON-ALIGNED FILMS
- Ekonomia e Re
- Optimizmi i Ri
- Gazeta ”Grad” , Krushevc
- Agjenci lajmesh Beta
- Shkolla e Gazetarisë të Novi Sad-it
- Qendra Humanitare e Novi Sad-it
- NUNS
- OJQ Aktiv
- OJQ Qendra për Zhvillimin e Liberalizmit
- Komiteti për të Drejtat e Njeriut Negotin
- Komiteti për të Drejtat e Njeriut Nish
- Komiteti për të Drejtat e Njeriut Valjevë
- Optimist, Bosilegrad
- Organizata për respektimin dhe përkujdesjen ndaj kafshëve – ORCA
- Klubi i Hapur Novi Sad
- Pakt Loznica
- Partneri Serbia
- PATOS, Smederevë
- Peščanik
- Rrjeti PG
- Ekipi i anti-korrupsionit i Podrinjes – Pakt
- ‘Podrinske” Shabac
- Lëvizja e Pyllëtarëve të Novi Sad-it
- Portali Kruševacgrad
- Portali i Kulturës SEEcult.org
- Shoqata e Biznesit të Asociacioneve të mediave lokale dhe pavarura “Lokal Pres”
- Praxis
- Proaktiv
- Prof. dr Vojin Rakiq
- Protecta
- Radio Sto Plus Novi Pazar
- Radio Zlatousti
- Teatri Reflektor
- Agjencia Rajonale Informative JUGpress
- Fondi i Grave Rekonstrukcija
- Re-Kraft
- Remark DPCM
- RERI
- Res Publica Kragujevac
- Qendra Resurs Majdanpek
- Qendra Roma Kragujevc
- Roma World, Nish
- Romani Cikna
- Komiteti i Sanxhakut për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
- Sanja Ivaçiq, FMO
- Aleanca e Anti-fashistëve të Vojvodinës
- SF-SN!
- Slavica Milojeviq
- Slavica Ranisavljev Kovaçev, Novi Sad
- Slavica Stojanoviq
- Fondacioni Sllavko Quruvija
- Slobodan Georgiev
- Smart kolektiv
- Soinfo.org
- Qendra e Grave SOS Novi Sad
- Strahinja Brajushkoviq, Konsultant i lartë dhe anëtar i RG NKEU për Kapitullin 23
- Students for Liberty – Serbi
- Tamara Spasojeviq
- Ekipi për Zhvillim dhe Integrim Vranjë
- Qendra Rinore e Timokut – TOC, Zajeçar
- Fondacioni Trag
- Transparentnost Serbi
- Sindikatët e Bashkuar të Serbisë Sloga
- Shoqata Film klub Prokuplje
- Shoqata Luzhnica- Shtëpia Ime Babushnicë
- Shoqata “Kutija”, Nish
- Shoqata Ekogeneza
- Shoqata Fenomena
- Shoqata Zëri i Qytetarëve të Shumadisë, Kragujevc
- Shoqata e Qytetarëve AIM Centar
- Shoqata e Qytetarëve Instituti për Hulumtimin e Korrupsionit Pançevë
- Shoqata e Qytetarëve për Luftën Kundër Tregtisë dhe të Gjitha Formave të Dhunës ndaj Grave “Atina”
- Shoqata e Qytetarëve ”NE-BO” , Negotin
- Shoqata e iRevolucija Valjevë
- Shoqata Naš svet, naša pravila
- Shoqata Nepušački EDukativni Centar _ RP
- Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve Brodić Parkić
- Shoqata Stara planina Pirot
- Shoqata për Ndihmën e Personave me Problemët në Zhvillim “Biser” të komunës Srbobran
- Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit “Prosperitet” – Novi Sad
- Shoqata e Grave Peščanik Krushevc
- UG Centar gradjanskih vrednosti nga Subotica
- UG Kreni-Promeni
- UG Ravangrad
- Rrugët për Çiklistë, Beograd
- Urban In – Novi Pazar
- USOP – Bashkimi i Organizatave të Serbisë të cilat merren me mbrojtjen e personave që jetojnë me HIV/AIDS
- Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të Uzhices
- Qendra për të Drejtat e Fëmijëve të Uzhices
- Qendra Rinore Vega
- Vesna Periq
- Shoqata Viktimologjike e Serbisë
- Vladan Jovanoviq – Konsultant i pavarur rajonal në fushën e mbrojtjes sociale, të drejtave të fëmijëve, të drejtave të njeriut dhe të pakicave
- Qendra Qytetare e Vojvodinës
- Vojvodina recommended
- Vukashin Obradoviq
- Nisma e Zajeçarit
- Rrjeti i Gjelbërt i Vojvodinës
- Gratë në të zeza
- Gratë për Paqe Leskovc
- Shoqata e Grave të Qarkut të Kolubarës
Foto: Printscreen/ TV Nova, Newsmax