Programi “Nga konflikti në pajtim – Histori të të rinjve nga Serbia dhe Kosova” do t’u japë mundësinë pjesëmarrësve të tij që të vijnë në kontakt me bashkëmoshatarët nga Serbia/Kosova për të ndarë përvojat, perspektivat dhe narrativat e tyre me të cilat janë rritur.

Duke qenë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka që e hasim çdo ditë në media, dhe që vazhdimisht njihemi me stereotipet negative të “tjetrit” në diskursin publik, bashkëpunimi dhe dialogu rajonal ndërmjet të rinjve nga Serbia dhe Kosova janë më se të nevojshme për të arritur paqen.

Ky program është i dedikuar për të rinjtë e moshës 18-30 vjeç nga Serbia dhe Kosova dhe do të mbahet në Beograd, nga data 27 tetor deri më 2 nëntor 2023. Gjatë këtyre shtatë ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth tregimit, proceset e ndërtimit të paqes, si dhe koncepti i ndërkulturalizmit. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre që do t’i ndihmojnë ata në prezantimin e ideve të tyre. Nëpërmjet dialogut ndërkulturor, ky program synon të fuqizojë të rinjtë për të marrë një rol më aktiv në procesin e ndërtimit të paqes dhe ballafaqimit dhe përballjes me të kaluarën, si dhe krijimin e një hapësire të sigurt për pjesëmarrësit ku ata mund të punojnë së bashku drejt paqes.

Për të marrë pjesë në këtë program, mund të aplikoni përmes këtij linku. Aplikimet janë të hapura deri në 13.10. Aplikantët e zgjedhur do të informohen për përzgjedhjen e tyre jo më vonë se 13.10. Programi do të realizohet në Anglisht.

Shpenzimet e udhëtimit, akomodimi si dhe ushqimi për të gjithë pjesëmarrësit do të mbulohen nga organizatorët.

Në rast se keni pyetje të tjera në lidhje me programin, ndjehuni të lirë të kontaktoni: 

Youth Initiative for Human Rights – Serbia:   [email protected] / [email protected]

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo:  [email protected]

*Financuar nga Bashkimi Evropian