Jemi të lumtur të ju njoftojmë pwr fillimin e Youth Generation Peace Activists (GPAN), një iniciativë që synon të nxisë ndryshime pozitive dhe bashkëpunim kuptimplotë ndërmjet aktivistëve të rinj nga Kosova dhe Serbia. Ky rrjet dinamik do të shërbejë si një platformë e strukturuar për komunikim, duke përforcuar zërat e aktivistëve dhe duke promovuar përpjekjet dhe iniciativat ndërkufitare, me fokus të veçantë në angazhimin grassroot.

GPAN do të fuqizojë më shumë se 100 të rinj të pasionuar nga të dy vendet, duke i njohur ata si kampionë të ndryshimit dhe duke u ofruar atyre një platformë të fuqishme për të bërë ndryshimin. Duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme, të tilla si shkëmbime, praktika dhe programe trajnimi, anëtarët e rrjetit do të kenë mundësinë të thellojnë të kuptuarit e tyre për çështjet sociale, të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë lidhje të vlefshme me individë që ndajnë të njëjtat mendime.

Disa nga mundësitë që do të ofrohen si pjesë e GPAN për të rinjtë e moshës 18 – 30 vjeç janë:
1.Punëtoritë
2.Ekspozita Multimediale
3.Skema të Granteve të Vogla
4.Eventet e rrjetit GPAN
5.Programet e Praktikës
6.Mbledhjet Online të Rrjetit
& të tjera.

Një nga objektivat thelbësore të kësaj nisme është të shfaqë punën e jashtëzakonshme të këtyre aktivistëve të rinj përmes kanaleve tradicionale të emitimit dhe nëpërmjet mediave sociale. Historitë, iniciativat dhe arritjet e tyre do të ndahen, duke theksuar kontributet e tyre jetike në komunitetet e tyre përkatëse dhe duke frymëzuar të tjerët për të ndërmarrë veprime të ngjajshme. Për më tepër, do të zhvillohet një platformë interaktive në internet, ku anëtarët e rrjetit mund të krijojnë profile, të lehtësojnë diskutimet dhe të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta, duke nxitur ndjenjën e komunitetit dhe duke mundësuar bashkëpunim kuptimplotë. Duke bashkuar aktivistët e rinj dhe duke u ofruar atyre një platformë për të shkëmbyer ide, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të punuar së bashku, GPAN synon të krijojë një forcë që do të shpie drejt ndryshimeve pozitive. Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt kapërcimit të ndarjeve, promovimin e mirëkuptimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më të begatë për të gjithë.

Nëse dëshironi të bëheni anëtar i Rrjetit të Aktivistëve të Gjeneratës së Paqes, plotësoni
formularin këtu deri të hënën, më 30 qershor.

 

 

 

*Financuar nga Bashkimi Europian