Festivali “Mirëdita, dobar dan!” solidarizohet me gazetarin Pero Jovovic, i cili po vazhdon të marr kërcënime dhe akuza për shkak të raportimit të tij nga Prishtina.
Si autoritetet ashtu edhe politikanët duhet të reagojnë në mënyrë të përshtatshme.
Persekutimi dhe kërcënimi i gazetarëve është i papranueshëm dhe një kujdes i veçantë duhet t’i jepet gazetarëve dhe aktivistëve që avokojnë për paqen dhe që raportojnë mbi gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, përfshirë rastet e diskriminimit pasi këto pasqyrojnë vlerat më të rëndësishme. Prandaj të gjithë ne duhet të mbrojmë dhe të kujdesemi për mbrojtësit e vlerave të tilla.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!” do të vazhdojë të veprojë si platformë për promovimin e vlerave të tilla duke përfshirë mbështetjen për të gjithë individët e guximshëm të cilët janë avokues për kapërcimin e hendekut midis dy shoqërive, serbe dhe shqiptare.