Çmimi “Aachen Peace Award” lulëzon me të dhëna dhe ide nga sa më shumë njerëz të jetë e mundur duke nderuar kështu punën rrënjësore e cila ka nevojë të shumëfishohet, në mënyrë që të bëhet e dukshme dhe më e fortë. Ne jemi të kënaqur me puna jonë me të rinjtë dhe komunitete të tjera që janë të prekura nga konflikti po bie në sy, dhe kjo na motivon që të vazhdojmë të ngremë zërin për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin.
“Ky çmim na vjen pikërisht në kohën e duhur për ne dhe gjithë aleatët përgjatë regjionit. Tek sa shohim luftëra anembanë botës duke ndodhur përpara syve tanë, frika e njerëzve në regjionin tonë për sa i përket konflikteve të mundshme është edhe njëherë e spikatur , veçanëtisht për shkak të politikave dominante të papërgjegjshme. Në betejën për arritjen e paqes, është e rëndësishme që organizatat, grupet joformale, dhe individët të mos jenë vetëm, dhe ende më e rëndësishme që përpjekjet e tyre të vërehen, veçanërisht kur veprojnë në ambiente armiqësore,” ka thënë Sofia Todoroviq, Drejtuese e Programit të Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e një personi ose grupi u përcaktuan nga Çmimi i Paqes Aachen që në vitin 1988 në deklaratën e tij themeluese. Themeluesit i krijuan këto kritere atë kohë siq citohet “Kështu, ne duam të nderojmë dhe.
Anëtarët themelues i formuluan këto kritere në atë kohë siç theksohet: “Prandaj ne duam të nderojmë dhe paraqesim gratë, burrat ose grupet që kanë kontribuar nga “poshtë” për t’i shërbyer mirëkuptimit të popujve dhe njerëzve midis njëri-tjetrit, si dhe për të thyer stereotipet armiqësore, dhe ndërtimin e besimit.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit do të mbahet më 1 Shtator 2024 në Aachen të Gjermanisë.