fbpx
Lajmet

YIHR ka fituar çmimin Vaclav Havel për të Drejtat e Njeriut 2019!

Rrjeti Rajonal i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka nderin e madh t’iu njoftojë se kemi marrë çmimin për të Drejtat e Njeriut Vaclav Havel, për punën tonë në ndërtimin e paqes dhe pajtimit në Ballkan. Çmimi u dha në një ceremoni të veçantë sot, 30 shtator, në Palais de l’Europe në Strasburg, në ditën e hapjes së seancës plenare të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Më shumë

“Europa e kupton se aktivizmi anti-luftë në Ballkan është i rëndësishëm”

Nominimi i Nismës Rinore për të Drejtat e njeriut për Çminimi prestigjioz për të Drejtat e Njeriut “Vaclav Havel” tregon se institucionet europiane e kuptojnë nevojën e vazhdueshme për aktivizëm anti-luftë në Ballkan, thotë drejtori i programit i OJQ-së në Serbi.

Më shumë

Karavani i Pride-it nëpër nëntë qytete të Serbisë (VIDEO)

Karavani i Pride-it i cili ka paralajmëruar Beograd Pride këtë vit me ngjarjet dhe shëtitjet, vizitoi këtë vit edhe Kraljevën, Kragujevcin, Zrenjaninin, Novi Sadin, Suboticën, Shabacin, Valjevon, Nishin dhe Vranjen. Qëllimi i karavanit ka qenë që të thirren qytetarët anembanë Serbisë në Paradën e Krenarisë në Beograd, si dhe t’i jepet mbështetja komunitetit lokal LGBT dhe t’u themi se nuk jeni të vetëm.

Më shumë

Në vend të mesazheve luftënxitëse të Kroacisë dhe Serbisë, kërkojmë njohje të plotë dhe respektim të viktimave të Stuhisë

Prononcimi i përbashkët i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kroaci dhe Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Serbi

Më shumë