Me këtë akt Gratë në të zeza, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut do të shprehin dhembshuri dhe solidaritet me familjet e viktimave, si dhe mbështetjen e kërkesave të tyrë për vërtetimin e të gjitha fakteve të këtij krimi dhe arrestimin e të gjithë autorëve.
Gjatë dhe pas konfliktit të armatosur i cili zhvillohej nga 17 deri 25 Korrik të vitit 1998 në territorin e komunës së Rahovecit në Kosovë, midis forcave ushtarake dhe policore të Serbisë dhe Jugosllavisë, nga njëra anë, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës nga ana tjetër, janë kryer krimet edhe ndaj civilëve serbë. Sulmi i UÇK-së në Rahovec ndodhi më 17 Korrik, ndërsa sulmi në fshatrat Reti dhe Opterushë më 18 Korrik, ndaj kjo datë shënohet si dita e përkujtimit të civilëve të vrarë serbë në zonën e komunës së Rahovecit.
Në sulmet e armatosura të UÇK-së në Rahovec dhe fshatrat përreth Reti dhe Opterushë janë vrarë pesë civilë: Aleksandar Majmareviq, Borivoje Simiq, Jagosh Filgjokiq, Vekoslav Kaziq dhe Angjelko Kostiq. Disa dhjetëra civilë, kryesisht Serbë por edhe Romë, janë marrë dhe burgosur në ndërtesën e ish-stacionit të policisë në Malishevë, si dhe në një shtëpi shqiptare në fshatin Semetisht në komunën Suharekë. Falë përpjekjeve, kryesisht të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, rreth 60 personave janë liruar, kryesisht gra dhe meshkuj të moshuar, ndërsa janë zhdukur 36 Serbë, tre Romë dhe një Malazez.
Mbetjet mortore të shumicës së viktimave janë gjetur në varrezat masive Volljakë pranë Klinës dhe në Malishevë pranë Rahovecit. Në Prill të vitit 2005 nga varreza masive në fshatin Volljak janë ekshumuar mbetjet mortore të Banziq Spasoje, Bozhaniq Bozhidar, Bozhaniq Mladen, Bozhaniq Nemanja, Bozhaniq Novice, Burxhiq Miodrag, Burxhiq Spasoje, Gjoriq Gjorgje, Kostiq Dimitrije, Kostiq Lazar, Kostiq Miodrag, Kostiq Miroljub, Kostiq Mladen, Kostiq Nebojsha, Kostiq Sreqko, Kostiq Svetislav, Kostiq Todor, Kostiq Vekoslav, Kostiq Vitomir, Kostiq Zhivko, Kostiq Sashko, Nikoliq Cvetko, Nikoliq Rajko, Patrnogiq Dushko, Simiq Sreten dhe Stanojeviq Krsta. Në Maj të 2005 në një varrezë masive pranë spitalit në Malishevë janë gjetur mbetjet mortore të Baljosheviq Gjorgje, Baljosheviq Sasha, Baljosheviq Tomislav, Gjinoviq Dushan, Dolasheviq Dushko, Çabarkapa Çedo, Stanojeviq Aleksandar, Vitosheviq Srgjan dhe Vitosheviq Sreqko. Në varrezat në Dragodan pranë Prishtinës janë ekshumuar Azem Isaku, Visar Isaku dhe Tomiq Svetozar. Në afërsi të Gllogovcit janë ekshumuar mbetjet mortore të Agron Hamzës. Trupi i Mladen Kostiq ende nuk është gjetur.
Në varrezat Orlovaça janë varrosur mbetjet mortore të shumicës së viktimave, ndër të cilëve janë anëtarët e familjeve Kostiq dhe Nikoliq.
Foto: United Nations (Kosovo war)