Programi rinor “Ne kemi rëndësi” ka për qëllim krijimin e një hapësire në të cilën 40 të rijnë nga Kosova dhe Serbia, mund të diskutojnë narrativat dominuese në komunitetet e tyre, të njohin njëri tjetrin, si dhe të mësojnë më shumë rreth temës, se sa kanë mësuar përmes edukimit formal dhe mediave.
Një ekip edukatorësh dhe ekspertësh do të punojnë me të rinjtë, të cilët kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit dhe kanë tejkaluar kufijtë e caktuar nga shoqëria, përmes kuriozitetit, guximit dhe ideve të tyre.
Këtë vit, marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kosovës janë karakterizuar me tensione politike, mosmarrëveshje, propaganda, akuza të ndërsjella dhe mungesë totale të debatit esencial mbi paqen dhe bashkëpunimin. Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut beson se e ardhmja mes të rinjve të Serbisë dhe Kosovës nuk mund të ndërtohet pa pjesëmarrjen e tyre. Si rrjedhojë, ne ju ftojmë juve që të dilni jashtë paragjykimeve dhe stereotipave, dhe të krijoni një të ardhme të bazuar në inicimin e ndryshimit në vete dhe në shoqëri.
Programi tre ditor për të rinj, “Ne kemi rëndësi” përbëhet nga tre pjesë: identiteti, e vërteta dhe ndërtimi i paqes. Përgjatë programit, të rinjtë do të kenë mundësinë e familjarizimit me konceptet bazike të një shoqërie demokratike, mjeteve të informacionit, pajtimit, parandalimit të konfliktit dhe komunikimit jo të dhunshëm. Të gjitha këto përmes punëtorive interaktive, ligjëratave, vizitave, hulumtimit si dhe bisedave të hapura dhe të sinqerta rreth vetes, shoqërisë dhe politikave dominuese.
Programi është i dizajnuar për të rinj dhe të reja të moshave 18 deri 27 vjeç, të cilët janë të interesuar në: shoqëri të cilat kanë përjetuar konflikt, paqe-ndërtim, drejtësi, politikë dhe histori. Të rinjtë e Kosovës dhe Serbisë mund të aplikojnë për pjesëmarrje në program, dhe organizatorët do të mbulojnë të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes. Duke përfshirë koston e udhëtimit, ushqimit dhe akomodimit.
Nëpërmjet ekzaminimit të perspektivave të ndryshme dhe shkëmbimit të pikëpamjeve, pjesëmarrësit që shprehin interes të theksuar për t’u angazhuar tutje në këtë temë, do të përfitojnë nga programi tre mujor i mentorimit, i cili zhvillohet në kuadër të këtij programi.
Ju mund të aplikoni për të marrë pjesë në këtë program duke mbushur formularin online. Afati i fundit për të aplikuar është deri me datë 7 Dhjetor 2022.