Rrjeti Rajonal i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që punon në vendet e pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, duke përjetuar efektet e luftës dhe duke qenë se vuajmë ende pasojat e veprimeve të tilla si ato të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, dënon fuqishëm dukuri të tilla dhe ndjen thellësisht për njerëzit në Ukrainë dhe vuajtjet që ata/ato po kalojnë në një kohë kaq të vështirë.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR Kosovë) dënojnë aktin e frikësimit të BIA-s kundrejt gazetarit kosovar Adriatik Kelmendi, si dhe mesazhet e urrejtjes dërguar një familjeje shqiptare nga Bori. dërguar në dhjetor të këtij viti. Frikësimi i shqiptarëve shkon kundër nismave të bashkëpunimit rajonal si Ballkani i hapur dhe mund të shkaktojë një bojkot tjetër nga komuniteti shqiptar gjatë regjistrimit të popullsisë në Serbi në vitin 2022. Në përputhje me këtë, kërkojmë që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, të dënojnë qartë këto sulme, si dhe nga Prokuroria dhe policia që urgjentisht dhe në mënyrë efikase të hetojnë këto raste dhe t'i japin fund praktikës së mosndëshkimit.
Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.
Shprehim solidaritetin tonë me “Gratë në të Zeza” dhe ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë dhe munden të bashkohen me ne në pastrimin e përbashkët të grafiteve të urrejtjes, të mërkurën, më 27 tetor në orën 13, në ambientet e organizatës “Gratë në të Zeza” (Jug Bogdanova 18) në Beograd.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!” solidarizohet me gazetarin Pero Jovovic, i cili po vazhdon të marr kërcënime dhe akuza për shkak të raportimit të tij nga Prishtina.