Author Archives for YIHR

YIHR ka fituar çmimin Vaclav Havel për të Drejtat e Njeriut 2019!

September 30, 2019 1:36 pm Published by Leave your thoughts

Rrjeti Rajonal i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka nderin e madh t’iu njoftojë se kemi marrë çmimin për të Drejtat e Njeriut Vaclav Havel, për punën tonë në ndërtimin e paqes dhe pajtimit në Ballkan. Çmimi u dha në një ceremoni të veçantë sot, 30 shtator, në Palais de l’Europe në Strasburg, në ditën e hapjes së seancës plenare të vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).


Karavani i Pride-it nëpër nëntë qytete të Serbisë (VIDEO)

September 14, 2019 12:47 pm Published by Leave your thoughts

Karavani i Pride-it i cili ka paralajmëruar Beograd Pride këtë vit me ngjarjet dhe shëtitjet, vizitoi këtë vit edhe Kraljevën, Kragujevcin, Zrenjaninin, Novi Sadin, Suboticën, Shabacin, Valjevon, Nishin dhe Vranjen. Qëllimi i karavanit ka qenë që të thirren qytetarët anembanë Serbisë në Paradën e Krenarisë në Beograd, si dhe t’i jepet mbështetja komunitetit lokal LGBT dhe t’u themi se nuk jeni të vetëm.


“Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve”

August 21, 2019 4:20 pm Published by Leave your thoughts

Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e Librit të Kujtimit “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur, të botuar nga forumZFD, Integra, QBPMZH, BMZ, RBF dhe Ambasada Zvicerane.