📍 Beograd, Serbi
📅 2–7 Shtator 2025
Akademia e këtij viti do të mbahet në Beograd nga data 2 deri më 7 shtator, gjatë Javës së Krenarisë, dhe do të bashkojë liderë/e të rinj LGBTQI+ nga Serbia, Montenegro, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosna dhe Hercegovina.
Çfarë mund të prisni?
Pjesëmarrësit do të ndjekin sesione të udhëhequra nga ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë mbi temat si:
- Roli i aktivizmit LGBTQI+ në lëvizjet kundër luftës dhe për paqe
- Avokimi ligjor dhe puna me institucionet për zbatimin e ligjeve dhe ndryshimin e politikave
- Arti dhe aktivizmi queer
- Sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta të komunitetit LGBTQI+ në Ballkan
- Dhe shumë më tepër!
Përveç programit edukativ, pjesëmarrësit do të angazhohen aktivisht në ngjarjet e Javës së Krenarisë – përfshirë diskutime në panele, ekspozita, performanca artistike dhe punëtori për krijimin e pankartave – si kontribues ose si mysafirë.
Akademia përfundon me Marshin e Krenarisë në Beograd më 6 Shtator, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bashkohen në marsh apo të kontribuojnë në organizimin dhe realizimin e tij.
Kush mund të aplikojë?
Ftojmë aktivistë/e LGBTQI+ nga Ballkani Perëndimor të moshës 18–30 vjeç që:
- Kanë përvojë të mëparshme në promovimin e barazisë dhe përfshirjes për komunitetin LGBTQI+
- Janë të motivuar për të thelluar njohuritë dhe për të fituar aftësi praktike
- Duan të ndajnë sfida të përbashkëta dhe të mësojnë nga bashkëmoshatarët në rajon
Të gjitha shpenzimet mbulohen – përfshirë akomodimin, udhëtimin dhe ushqimin.
I gjithë programi do të zhvillohet në gjuhën angleze.
📩 Apliko tani përmes këtij formulari.
📅 Afati për aplikim: 15 Gusht 2025
Për pyetje shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni në: [email protected]
Le të bashkohemi, të ndajmë përvoja dhe të ndërtojmë një lëvizje LGBTQI+ më të fortë dhe më të bashkuar në Ballkan.
Presim me padurim aplikimin tuaj!