Dy organizatat tona kërkojnë që Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e BE -së, të nxjerrin një marrëveshje unike të bërë nga bashkëpunimi i të gjitha institucioneve në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, e cila do të rregullonte dhe harmonizonte qartë rregulloret kombëtare me qëllim të gjetjes dhe hapjes së arkivave të ndryshme. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë mekanizma kontrolli, të cilët do të sigurohen nga BE-ja si lehtësues, si dhe raporte periodike të zbatimit.
Përveç kësaj, është e nevojshme që Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës të inicojnë ndryshime në Kodin Penal, si dhe në ligjet për personat e zhdukur, në mënyrë që zhdukja e dhunshme të bëhet një krim i veçantë në përputhje me Konventën e OKB-së për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja e Dhunshme, me qëllim që të shpejtohet gjetja e personave të zhdukur dhe ndjekjen penale të atyre që fshehin informacione.