Çmimi i shtatë në fushën e të drejtave të njeriut “Vaclav Havel”, i cili jepet nga Këshilli i Evropës për veprimtaritë e jashtëzakonshme të shoqërisë civile në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, iu dha së bashku edhe intelektualit të mbyllur Ilham Tohti, pjesëtarit të pakicës ujgure në Kinë, edhe Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, organizatës joqeveritare e cila mbledh njerëzit e rinj nga i gjithë Ballkani me qëllim të promovimit të pajtimit.
“Përpos faktit se luftërat mbaruan që para 20 vjetësh, hendeku i krijuar nga këto luftërat në rajonin tonë është jashtëzakonisht i madh, dhe dita kur puna e Nismës nuk do të jetë e nevojshme më në mënyrë që të realizohet paqja e përhershme, do të jetë dita më e lumtur për të gjithë ne”, tha Nevena Todoroviq nga YIHR Serbia. Fjalimin e plotë mund ta lexoni këtu.
Në pritje folën edhe Kryetarja e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Liliane Mori Paskije, Ambasadori i Francës Zhan-Lui Falkoni dhe shefi i Misionit të KE Tobias Flesenkemper. Kryetarja e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Liliane Mori Paskije e përgëzoi rrjetin YIHR për çmimin dhe theksoi se këtë vit çmimi Vaclav Havel mban një domëthënie akoma më të madhe sepse jepet në një vit kur Këshilli i Evropës shënon 70-vjetorin e themelimit.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut u themelua në vitin 2003 dhe promovon pajtim përmes ndërtimit të lidhjeve midis njerëzve të rinj nga i gjithë Ballkani, nga grupet etnike, rajonet dhe vendet e ndryshme. Duke punuar së bashku për të drejtat e njeriut, qëllimi i tyre është ndërtimi i lidhjeve të cilat mund të parandalojnë përsëritjen e konfliktit etnik në rajon.
Çmimi vjetor “Vaclav Havel” për të drejtat e njeriut dorëzohet nga Ansambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës në partneritet me Bibliotekën “Vaclav Havel” dhe Fondacionin “Charta 77” si nderim për veprimtari të jashtëzakonshme të shoqërisë civile në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë dhe më gjerë.
Izvor: Beta; Foto: YIHR