Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të mbrojë qytetarët të dielën gjatë këtij tubimi i cili prezanton vazhdimin e fushatës së përndjekjes dhe shkeljen e lirisë së shprejes së përkatësisë kombëtare dhe etnike. Gjithashtu, e përsërisim edhe një herë se prokuroria kompetente duhet të reagojë sa më parë dhe të procedojë të gjitha ata të cilët kanë nxitur, organizuar dhe marrë pjesë javën e kaluar në fushatën e frikësimit mbi pronarin e furrës “Roma”, i cili pati kulmin e vetë të shtunën e kaluar kur furra e bukës u pushtua praktikisht dhe u kërkua ndërprerja e aktivitetit të saj.
Reagimi urgjent i policisë dhe prokurorisë duhet të shoqerohet nga mesazhet e paqes dhe solidaritetit nga ana e përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv si dhe aktorëve të tjerë politikë, dhe jo nga gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në Serbi. Shembulli më i ri i tillë është deklarata e ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin i cili në kërkesën e tij të re për “ndarje urgjente” si zgjidhje për çështjen Kosovës, e quajti “Shiptari” popullin shqiptar. Pas kësaj deklarate skandaloze dhe relativizimit të dhunës së Ministrit Stefanoviq Ministri Vulin u bë kampion i deklaratave ofenduese kur, pasi kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa kishte paralajmëruar se do ta padiste Vulinin, komentoi se paralajmërimin e padisë e merr si “kompliment për konsistencë dhe luftën e vazhdueshëm për të vërtetën.”
Le të kujtojmë, me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit në Beograd nga muaji Dhjetor i vitit 2018 në procesin gjyqësor të Anita Mitiq kundër të paditurve Insajter Tim (botuesi i gazetës “Informer”) dhe Dragan J. Vuqiqeviq, termi “Shiptar” konsiderohet si term politikisht jokorrekt dhe përmbajtje ofenduese në gjuhën serbe për pjesëtarët e kombësisë shqiptare të cilët jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Mesazhet ofenduese ndaj pakicave, gjuha e urrejtjes, relativizimi i dhunës si dhe paralajmërimi i dorëheqjes nga rruga e reformave evropiane të Ministrit Vulin u jep hov dhunuesve. Përkundrazi, shteti i Serbisë duhet të tregojë vendosmëri për të ndërprerë politikën e padënueshmërisë ndaj dhunuesve të cilët përdorin kërcënime, gjuhën e urrejtjes dhe cenimin e sigurisë si mjet legjitim politik. Me çdo orë dhe ditë të shtyrjes së procedimit, organet shetërore të Serbisë me mosbërjen e tyre e cënojnë akoma më shumë sigurinë e Mon Gjurajt dhe familjes së tij, por edhe të punonjësve të furrës së bukës “Roma” Në lidhje me sa më sipër, vetëm ndalimi i përndjekjes dhe procedimi i përgjegjësve të përndjekjes nga organet shtetërore mund të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.