Në një kohë kur glorifikimi i kriminelëve të luftës është normalizuar, kur faktet rreth krimeve të luftës në territorin e Serbisë nuk dihen plotësisht, platforma warinserbia.rs përpiqet që në një mënyrë të thjeshtë dhe të shëndetshme për publlikun, të sfidojë mitin që nuk ka ekzistuar asnjë luftë në Serbi dhe që Serbia nuk mori pjesë në luftërat që shpërbën Jugosllavinë. Sepse – ka ndodhur.
Pjesa më e rëndësishme e platformës është databaza e njohurive e cila përmban tekste dhe analiza rreth varrezave masive sekrete, mobilizimit të detyryar, njësive ushtarake, terrorit kundër pakicave dhe përndjekjes së tyre si dhe rrebelimet në jug të Serbisë dhe lëvizjen anti-luftë. Baza e të dhënave të njohurive përmban gjithashtu analiza të bazuara në fakte të përcaktuara nga gjykatat, informacione të bëra publike nga organizatat që dokumentuan humbjet njerëzore në Sërbi gjatë asaj kohe, artikuj të mediave si dhe të dhëna zyrtare të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Një tjetër segment i rëndësishëm i platformës është harta interaktive e Serbisë, e cila demonstron 91 vendet e krimeve, persekutimeve, burgosjeve, zhdukjeve të dhunshme, varrezave masive të fshehta, kampeve të njësive paramilitare por edhe vendet e lëvizjeve anti-luftë. Kjo hartë jep detaje se sa të përhapura dhe sistematike ishin krimet në territorin e Serbisë.
Dëshmitë e familjarëve të viktimave, dëshmitarëve dhe të mbijetuarve mbetën jashtë hapësirës publike, ndërsa kriminelët e luftës kanë zënë ato hapësira për të mohuar krimet e tyre. Për këtë arsye, një segment i kësaj platforme përmban dëshmi të dëshmitarëve, të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të prekura nga krimet e luftës në territorin e Serbisë që quhet Zërat e Viktimave.
Platforma warinserbia.rs është një mjet online që lejon përdoruesit të mësojnë më shumë për krimet e kryera kundër pakicave fetare dhe etnike në Serbi gjatë fundit të shekullit 20. Platforma gjithashtu shërben edhe si një kujtesë dhe thirrje për të gjithë udhëheqësit politik të tanishëm dhe të ardhshëm në Serbi për të pranuar që pa njohjen e viktimave, dënimin e kriminelëve të luftës dhe refuzimin e politikave për glorifikimin e krimeve, Serbia nuk mund të lulëzoj si një shoqëri civile që e vlerëson paqen më lartë se gjithçka tjetër.
Platforma warinserbia.rs është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.