Ministër Stefanović,
Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet pasi trupat e 744 civilëve – shqiptarë të Kosovës të vrarë në 1999 gjatë luftës në Kosovë u gjetën në poligonin e gjuajtjes së policisë së Njësive Speciale Antiterroriste (SAJ) në periferinë e Batajnicës, vetëm rreth 15 km larg nga qendër të Beogradit.
Ministria e Brendshme serbe, si dhe SAJ, festimin e së cilës morët pjesë sot, u përfshinë në fshehjen e kufomave të viktimave të krimeve të luftës në Kosovë (1999-2001) në Qendrën e Trajnimit të SAJ në Batajnicë. Për këtë arsye, me rastin e festimit të Ditës së Njësisë, si dhe në çdo rast të ngjashëm, ju duhet të jepni përgjegjësi dhe të paktën të shprehni respekt për 744 civilë, kufomat e të cilëve ishin fshehur në poligonin e gjuajtes së Ministrisë së Brendshme për dy vite të tëra.
Përveç 744 trupave të shqiptarëve të Kosovës në Batajnica, varre masive me eshtrat e shqiptarëve të Kosovës u gjetën edhe në Petrovo Selo (61 trupa), afër liqenit të Perushecit (84 trupa) dhe në varrin masiv Rudnica (52 trupa).
Ju kujtojmë se, megjithëse lufta në Kosovë mbaroi dy dekada më parë, krimet e forcave të policisë serbe, ushtarake dhe paramilitare kundër popullatës shqiptare janë ende një temë tabu në vendin tonë. Sidoqoftë, vrasja dhe fshehja e 744 trupave ju jep juve si Ministër të Brendshëm përgjegjësi të investigoni të gjithë personat që ishin përgjegjës për operacionin e fshehjes së trupave.
Sipas të dhënave të Qendrës për të Drejtën Humanitare, operacioni i heqjes së kufomave të civilëve shqiptarë nga Kosova dhe varrosja e tyre e fshehur në Serbi ishte planifikuar në nivelet më të larta të shtetit. Ata që janë përfshirë në ekzekutimin e urdhrit për të fshehur kufomat janë persona të shquar në shoqërinë serbe sot: Obrad Stevanović, Petar Zeković, Dragan Ilić, Vladimir Aleksić, Desimir Radić, Goran Radosavljević Guri dhe shumë drejtues të tjerë të departamenteve të policisë dhe stacioneve të policisë së Ministrisë së Brendshme serbe.
Në Dosjen e Qendrës për të Drejtën Humanitare “Mbulimi i provave të krimeve gjatë luftës në Kosovë: OPERACIONI I FSHEHJES SË TRUPAVE”, ka vërtetuar se më shumë se 100 oficerë të rangut të lartë të Ministrisë së Brendshme serbe ishin të përfshirë në operacionin e fshehjes së kufomave.
Ministër Stefanović, pasi të zbulohet një varr masiv, duhet të pësojnë arrestime, jo lavdërime për njësinë e cila ishte e përfshirë në fshehjen e kufomave.
Me këtë rast, ne ju bëjmë thirrje juve dhe Ministrisë së Brendshme që ju e udhëheqni, të investigoni të gjitha dyshimet nga Dosja HLC dhe të kërkoni përgjegjësi nga oficerët e policisë që ishin të përfshirë në operacionin e fshehjes së kufomave dhe t’i ndiqni penalisht.
Kërkim falje për familjet e viktimave dhe marrja e përgjegjësisë për krimet dhe operacionet e kryera nga Ministria e Brendshme gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë është më së paku që mund ta bëni si Ministër aktual i Brendshëm.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut