Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut (Iniciativa e Serbisë) fton të rinjtë e moshës 18 deri në 25 vjeç në një program dyditor në Beograd “Rrëfimet nacionaliste dhe historia e varrosur” mbi të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe implikimet që kjo marrëdhënie sjell sot.

Punëtoria “Rrëfimet nacionaliste dhe historia e varrosur” do t’u ofrojë pjesëmarrësve një mundësi për t’u njohur me konceptet kryesore, siç janë kultura e kujtesës, dialogu ndëretnik, memorializimi i krimeve, si dhe ndikimi i propagandës dhe gjuhës së urrejtjes në formësimin e perceptimit tonë “tjetrin”.

Gjithashtu, punëtoria “Rrëfimet nacionaliste dhe historia e varrosur” do t’u mundësojë të rinjve të mësojnë më shumë rreth drejtësisë tranzicionale dhe për të drejtat e njeriut, si dhe të kuptojnë ngjarjet që shënuan këtë rajon në dekadën e fundit të shekullit të 20-të. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dialogojnë dhe të shkëmbejnë mendime me të rinj të tjerë, gjë që do t’u mundësojë atyre të kuptojnë më mirë perspektivat dhe përvojat e ndryshme.

Përmes ligjëratave interaktive, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë aftësitë e nevojshme për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe për të ndërtuar paqen e qëndrueshme në komunitetin e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të lidhin njohuritë e tyre me shembuj praktikë, të cilët do t’i forcojnë ata në punën e tyre për përmirësimin e të drejtave të njeriut. 

Punëtoria do të zgjasë nga data 28 deri më 29 gusht, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më 15 gusht në orën 16:00. Aplikimet tuaja mund t’i dërgoni  në linkun e mëposhtëm. Është e nevojshme të vini me një mendje të hapur dhe me dëshirë dhe vullnet që informacionet për të cilat do t’i diskutoni në punëtori, t’i kuptoni dhe përdorni në punën tuaj të mëvonshme.

Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit mbulohen nga organizatorët. 

Për çdo pyetje shtesë, mund të kontaktoni: [email protected] 

 

* Financuar nga Bashkimi Evropian.