Duke mos emëruar personat përgjegjës për sulmin e armatosur, autoritetet serbe kanë normalizuar shoqatat paraushtarake dhe zgjidhjen e problemeve me dhunë. Kjo paraqet të kundërtën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Duke shpallur ditë zije pa e dënuar qartazi veprimtarinë e një grupi të dhunshëm, i cili u zbulua në pronësi të një sasie të madhe të armëve të paligjshme, publiku del në humbje dhe i shkaktohet dëm i gjatë procesit të bisedimeve dhe njerëzve që jetojnë në Kosovë. Vendimi për të heroizuar dhe justifikuar veprimet e personave të dyshuar për një seri të veprave të rënda penale të cilët u vranë në aksionin e policisë kosovare kontribuon në stigmatizimin kolektiv të serbëve si kriminelë. Kjo po përhap frikë për konflik armiqësor, veçanërisht në veri të Kosovës.
Problematike është gjithashtu fakti që qeveria ka dështuar – për të identifikuar dhe emëruar në mënyrë të duhur personat që përdorin dhe posedojnë sasi të mëdha të armëve – kjo erdhi vetëm disa muaj pas fushatës së dorëzimit të armëve të drejtuar nga qeveria pas vrasjeve masive në Beograd dhe fshatra rreth Mladenovac.
Në një shtet ku pothuajse një çerek i të rinjve konsideron se Serbia duhet “të rikthejë sovraniteti e plotë Kosovës me mjetet ushtarake”, përfaqësuesi më i lartë i Republikës së Serbisë, me qëndrimin e tij ndaj shkëmbimeve të dhunshme në Kosovë po paraqet si model sjelljen e njerëzve që nuk meritojnë këtë vlerësim, e kjo kontribuon në radikalizimin e të rinjve. Qeveria, si dhe shërbimet inteligjente të Republikës së Serbisë, janë të detyruara të japin përgjigjie në pyetjet dhe të panjohurat e qytetarëve. Prokuroria në Beograd duhet të kryejë një hetim urgjent për të gjitha rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe t’i ofrojë bashkëpunim Prokurorisë Speciale në Prishtinë në këtë drejtim.