fbpx
Lajmet

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut ka paraqitur ankesën pranë Komisionerit për Mbrojtjen e barazisë ndaj Agjencisë për siguri dhe informacion (BIA)

Të hënën, më 23 janar, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Sërbi (YIHR Serbia) ka paraqitur një ankesë pranë Komisionerit për mbrojtjen e barazisë për shkak të diskriminimit të pjesëtarëve të kombit shqiptar nga Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA), duke qenë se BIA në njoftimin e saj publik datës 27 dhjetor 2022, ka theksuar se i dyshuari për veprën e terrorizmit është i nacionalitetit shqiptar.

Më shumë

Koha për zëra të rinj konstruktiv

Pas një tubimi në Gračanica/Graçanicë, një grup divers i organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia kanë miratuar deklaratën e përbashkët vijuese duke bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë – zëra që shikojnë nga e ardhmja duke mbajtur një sy të mprehtë në të kaluarën; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet t’i definojë ato; dhe zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.

Më shumë

Programi rinor mes të rinjve të Kosovës dhe Serbisë: “Ne kemi rëndësi”

Në vazhdën e ngjarjeve që shënuan vitin që së shpejti do të lëmë pas, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Iniciativën e Ndryshimit Paqësor, do të organizojnë një program për të rinj dhe të reja të moshave 18 deri 27 vjeç, nga Kosova dhe Serbia. Programi rinor “Ne kemi rëndësi” do të mbahet në Beograd, nga data 13 deri 17 Dhjetor 2022. Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Më shumë