Përkrahje për gazetarin Pero Jovovic
October 16, 2021 1:46 pm Leave your thoughtsFestivali “Mirëdita, dobar dan!” solidarizohet me gazetarin Pero Jovovic, i cili po vazhdon të marr kërcënime dhe akuza për shkak të raportimit të tij nga Prishtina.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!” solidarizohet me gazetarin Pero Jovovic, i cili po vazhdon të marr kërcënime dhe akuza për shkak të raportimit të tij nga Prishtina.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) kërkojnë nga ekipet negociuese të Beogradit dhe Prishtinës që të publikojnë një dokument në gjuhën serbe dhe shqipe mbi shkëmbimin dhe / ose hapjen e arkivave sekrete sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe mbi të gjitha, familjet e të zhdukurve duhet të informohen për hapat e mëtejshëm në kërkimin e personave të zhdukur.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dënojnë deklaratat nga Veljko Odalovic, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë dhe Kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur, dhe Vladimir Lazarevic, i dënuar në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi për krime lufte në Kosovë.
Jo heronjtë tanë!
Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre në mënyrë që të parandalojnë përshkallëzimin e dhunës drejtuar komunitetit etnik serb në Kosovë.