Pas një tubimi në Gračanica/Graçanicë, një grup divers i organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia kanë miratuar deklaratën e përbashkët vijuese duke bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë – zëra që shikojnë nga e ardhmja duke mbajtur një sy të mprehtë në të kaluarën; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet t’i definojë ato; dhe zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.

Cikli i vazhdueshëm i përshkallëzimit dhe de-eskalimit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë paraqet dështim të imagjinatës politike.

Energjia që shpenzohet në përballje me krizën e fundit shpërqendron nga tërësia e çështjeve urgjente që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve në Serbi dhe Kosovë.  

Trendi tashmë është që njerëzit të largohen nga Serbia dhe Kosova, veçanërisht tek të rinjtë. Ndërsa ngrihen barrikada të reja, aq dhe valixhe të reja mbushen. Shumë pak prej tyre kanë të ngjarë të kthehen. E ardhmja e vendeve tona do të jetohet diku tjetër.  

Shumë grupe që konsiderohen jashtë spektrit të dialogut Beograd-Prishtinë janë në themel të injoruar. Komuniteti rom, nëse marrim njërin, e sheh veten të margjinalizuar si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. 

Me perspektivën e dhunshme që është më e theksuar se sa ka qenë për një dekadë, është koha tani që të dëgjohen zëra të rinj – zëra që shikojnë nga e ardhmja duke mbajtur shikimin e mprehtë nga e kaluara; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet të na përcaktojnë; zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.

Ne, të nënshkruarit, marrim përsipër të mbajmë kanale komunikimi që zvogëlojnë mundësitë për keqkuptim dhe dezinformim. Shumë shpesh ne kemi folur pa e kuptuar njëri-tjetrin, duke këmbëngulur në rëndësinë e një pike, ndërkohë duke e nënvlerësuar apo injoruar plotësisht ekzistencën e një tjetre. 

Mendojmë se i kuptojmë detajet e një çështjeje, por nuk arrimë të marrim parasysh se si kuptohet apo shihet ajo nga komunitetet e tjera. Të gjithë duhet të jemi të përkushtuar të dëgjojmë me veshë të hapur dhe mendje të hapur.   

Vetëm duke ndarë perspektivat dhe perceptimet nga komunitetet tona përkatëse mund të fillojmë të ecim drejt një rruge të përbashkët për të ardhmen. Shumë nga problemet me të cilat përballen komunitetet tona përkatëse janë pothuajse identike, megjithatë ne rrallë e pranojmë këtë fakt.    

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për solidaritet në dekadën e fundit, është kjo tani. Lufta në Ukrainë është përkujtim i dhimbshëm i realiteteve të zymta të luftës, edhe pse trashëgimitë tona mbeten të afërta. 

Kauza e paqes nuk kërkon vetëm fjalë për këtë qëllim, por imazhe e marrëdhënie që mishërojnë të qenit bashkë. Qëndrojmë kundërshtues ndaj të gjitha projeksioneve të panevojshme të forcës dhe të gjithë narrativave të urrejtjes e përçarjes. 

E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë. Por është vetëm një hap i parë.     

 

Nënshkrues:

  1. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
  2. Aktiv
  3. The Balkan Forum 
  4. Belgrade Centre for Security Policy
  5. Centar for Democracy and Education – Valley, Bujanovac
  6. Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans, Belgrade
  7. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  8. Community Building Mitrovica
  9. Civic Initiatives
  10. European Fund for the Balkans
  11. Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
  12. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  13. Goraždevac Media Group
  14. Institute for Territorial Economic Development – InTER
  15. Jelena Lončar, Academic, University of Belgrade
  16. Kosovar Center for Security Studies (KCSS)
  17. Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
  18. Local Peace
  19. Milan Antonijević, Lawyer, Serbia
  20. New Perspektiva
  21. New Social Initiative (NSI)
  22. NGO Integra
  23. NGO Be Active 16, Presevo
  24. NGO Livrit, Presevo
  25. Peer Educators Network (PEN) 
  26. Rahim Salihi, Civil Society Activist, Bujanovac
  27. Radio Peja
  28. Radio Astra, Prizren
  29. RTV KIM
  30. TV Prizreni, Prizren
  31. Valon Arifi, Civil Society Activist
  32. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo (VoRAE)
  33. Vjollca Krasniqi, Academic, University of Pristina
  34. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo 
  35. Youth Initiative for Human Rights – Serbia