Ky çmim ka si qëllim njohjen e rolit themelor të shoqërisë civile në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut anembanë botës, si dhe mbështetjen e punës së organizatave joqeveritare dhe individëve, pavarësisht nga kombësia dhe kufijtë. Këtë vit u theksuan dy tema kryesore: Roli i veçantë i mbrojtësve të rinj të të drejtave të njeriut dhe detyra e vëllazërisë. Pikërisht falë kësaj të fundit dega kroate e YIHR-së tërhoqi vëmendjen e komisionit zgjedhor me projektin „Narrativët e përbashkët – e kaluara vazhdon“.
Si një nga pesë fitueset e këtij viti, dega kroate e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) është pjesë e rrjetit rajonal që është aktiv në Kosovë ( nga viti 2003), në Serbi (nga viti 2003), në Bosnja Hercegovinë (nga viti 2006), në Mal të Zi (nga viti 2006) dhe Kroaci (nga viti 2008).
Nisma e të Rinjve ndjek shumë njerëz të rinj në përpjekjet e tyre për t’u ballafaquar me të kaluarën e luftës së vendit të tyre dhe të nxjerrin leksionet për një të ardhme më të mirë. Nëpërmjet projektit “Narrativët e përbashkët – e kaluara vazhdon” rreth 180 të rinjsh (të moshës nga 18 deri 25 vjeç) morën pjesë në vizitat studimore në secilin prej vendeve të rajonit, si dhe në diskutimet dhe konferencat në mënyrë që të rishqyrtohen narrativët mbizotërues për historinë e fundit në vendet e tyre dhe, në fund të formulohen dhe ndahen narrativët personalë. Në fund të këtij projekti, pjesëmarrësit përpiluan një koleksion narrativësh me ndihmën e ekspertëve dhe historianëve nga rajoni.
Për shkak të punës së tyre me të rinjtë në fushën e pajtimit, Rrjeti Rajonal i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në shtator të këtij viti fitoi çmimin Václav Havel nga Kuvëndi Parlamentar i Këshillit të Evropës.