Në parkun midis Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Qytetit të Beogradit, të pranishmit shprehën respekt ndaj viktimave të gjenocidit duke ndezur qirinj. Në tubim ishin të pranishëm Ambasadorët e SHBA Kajll Skat, Norvegjisë Arne Sannes Bjornstad, Gjermanisë Tomas Shib, Italisë Karlo Lo Kasho, përfaqësuesit e disa organizatave si dhe personat publikë.
Përfaqësuesit e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kanë hapur një pankartë me mbishkrimin “Shumë të rinj për të kujtuar, por të vendosur për të mos harruar ”
Marko Milosavljeviq nga Nisma e të Rinjve tha se “atmosfera e zhurmës, bërtitjes dhe mosrespektimit të jetës njerëzore dhe dinjitetit ndaj viktimave kanë prodhuar mohimin e gjenocidit dhe relativizimin e krimit të Srebrenicës”.
„Pavarësisht nga kjo, ne u mblodhëm për të treguar një politikë në të cilën respektohen humbjet njerëzore. Për fat të keq jemi dëshmitarë se ne jemi i vetmi vend në botë i përgjegjshëm për mosparandalimin e gjenocidit, duke e ditur se gjenocidi do të ndodhte. Prandaj me vite të tëra qëndrojnë njerëzit e gatshëm për të hedhur një hap përpara kësaj zhurme dhe bërtitjeje dhe të thonë se na vjen keq për këto humbjet njerëzore”, tha Milosavljeviq.
Në park erdhën dhe Simo Spasiq nga Shoqata e të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë dhe Metohi si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Anti-vaksinë “E drejta për të zgjedhur”. Disa prej tyre mbanin bluza me fytyrën e Ratko Mlladiq të dënuar për gjenocidin e Srebrenicës dhe bluzat me pikturën e Kosovës. Policia i ka parandaluar që të pengojnë tubimin e Nismës së të Rinjve. Ata u drejtonin sharjet të pranishmëve por edhe gazetarëve të cilët kanë ardhur për të raportuar nga ngjarja.
Aksioni i Nismës është pjesë e shënimit të 24-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës i cili organizohet nga disa organizata joqeveritare, ndër të tjerash, Gratë në të zeza, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Përkujtimi i viktimave të Srebrenicës të vrarë gjatë sulmit të forcave serbe në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë u mbajt sot edhe në Qendrën Memoriale Potoçari. Përveç 6.610 viktima tashmë të varrosur, u varrosën edhe 33 viktima të Srebrenicës. Viktima më e re e varrosur këtë vit është Osman Cvrk i cili është vrarë kur ishte 16 vjeç. Viktima më e vjetër është Shaha Cvrk, 81 vjeçare. Është vrarë bashkë me të birin. Në përkujtimin e sotëm nuk ka qenë i pranishëm askush nga zyrtarët e Serbisë.
Shënohen 24 vjet nga hyrja e forcave të Ushtrisë së Republikës Serbe (URS) në Srebrenicë, enklavë myslimane (boshnjake) në Bosnja Hercegovinën lindore, sipas vendimeve të Tribunalit të Hagës janë vrarë rreth 8.000 meshkuj dhe fëmijë myslimanë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mori një vendim në 2007 me të cilin masakra e Srebrenicës cilësohet si gjenocid.
Rezolutat e Srebrenicës me të cilat vërtetohet ai vendim janë miratuar nga parlamentet e vendeve të BE-së, Kanadasë, SHBA-së dhe Australisë. Me vendimin e Parlamentit Evropian nga Janari i vitit 2009, data 11 Korrik u shpall Dita e kujtimit të gjenocidit të Srebrenicës.
Në shenjë kujtimi të Boshnjakëve të vrarë, në Potoçari pranë Srebrenicës u ndërtua një Qendër Memoriale të cilin e ka hapur zyrtarisht ish-presidenti i SHBA.
Në varrezat e Qendrës Memoriale Srebrenica-Potoçari deri tani janë varrosur 6.610 viktima ndërsa kërkohen dhe mbi një mijë qytetarë të zhdukur të Srebrenicës.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e Kombëve të Bashkuara (GJPNJ) në Hagë mori një vendim të vetëm për gjenocidin e kryer në Ballkan – në rastin e Srebrenicës. Pavarësisht kësaj, nga ndryshimet demokratike deri më sot, asnjë kryeministër ose president serb nuk e ka njohur gjenocidin e Srebrenicës. Kjo nuk shkruan në Deklaratën e miratuar nga Kuvendi, edhe pse i referohet vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Burimi: Insajder.net