Sot shënohet 20 vjetori i krimit ndaj civilëve në autobusin Nish Ekspres në Livadicë afër Podujevës, ku u vranë 12 serbë dhe u plagosën 10 të tjerë. 

Pasi më 13 mars 2009, paneli i përzier i Gjykatës Supreme të Kosovës liroi Florim Ejupin nga të gjitha akuzat për këtë sulm ndaj civilëve për shkak të mungesës së provave, ky krim ende mbetet i pazgjidhur. Në këtë ditë, ne kujtojmë Nenad Stojanoviq, Milinko Kragoviq, Lazar Milkiq, Dragan Vukotiq, Sunçica Pejçiq, Zhivana Tokiq, Slobodan Stojanoviq, Mirjana Dragoviq, Nebojsha Cokiq, Snezhana Cokiq, Danilo Cokiq dhe Veljko Stakiq që u vranë në këtë sulm të kryer nga një shpërthim mine më 16 shkurt 2001. 

YIHR Kosova dhe YIHR Serbia i’a përkujtojnë institucioneve të Kosovës obligimin që kanë për të përndjekur penalisht këtë sulm, posaçërisht pasiqë ky është një prej krimeve më të rënda të kryera kundër civilëve serbë të Kosovës që nga ardhja e forcave ndërkombëtare ne Kosovë. 

Vënia e drejtësisë për te gjithë viktimat dhe të mbijetuarit/at e krimeve të lidhura me konfliktin është thelbësore për procesin e pajtimit dhe për ndërtimin e shoqërive paqësore në rajon. 

Të rinj për me kujtu, të përkushtuar që kurrë mos me harru!

 

Photo: Danas.rs/ Private photo