fbpx
Lajmet

Reagimi i YIHR Kroaci dhe YIHR Serbi ndaj fjalimit të djeshëm të kryeministrit kroat Pllenkoviq me rastin e 25-vjetorit të Operacionit Stuhi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë Andrej Pllenkoviq me rastin e Ditës së Fitores dhe Mirënjohjes për Atdheun ia përkushtoi një pjesë të fjalimit të djeshëm nderimit të viktimave të krimeve të luftës të kryera nga ana kroate. Në këtë mënyrë ai bëri një kontribut të madh në shënimin e pajtueshëm të 25-vjetorit të Operacionit “Stuhi”

Më shumë

Titujt tabloidë kundër Boris Millosheviqit si shprehje dobësie dhe turpi të nacionalizmit serb

Ditën e shtunë më 1 gusht, shumica e tabloidëve (Večernje novosti, Informer, Kurir) dhe gazeta ditore Politika në kopertinat e tyre kanë nisur, në mënyrë të sinkronizuar, një fushatë negative kundër Boris Millosheviqit, ish-kryetar të Këshillit Popullor Serb në Kroaci, sot Nënkryetar i Qeverisë kroate, për shkak se ky i fundit paralajmëroi praninë e tij në ceremoninë zyrtare të shënimit të përvjetorit të operacionit “Stuhi”.

Më shumë

YIHR Kroaci: Letra e hapur presidentit të RK Zoran Millanoviq me rastin e 25-vjetorit të Operacionit Stuhi

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kroaci i drejtoi një letër të hapur Presidentit të Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq me rastin e 25-vjetorit të Operacionit Stuhi.

Më shumë

Shoqëria civile dhe mediat nuk do të heqin dorë nga lufta për demokraci dhe Serbia e lirë

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut e gjeti veten në listën e Drejtorisë për Parandalimin e Larjes së Parave të Ministrisë së Financave, në të cilën gjenden edhe 20 veta dhe 37 organizata prej të cilave kërkohet qasja në të gjitha transaksionet nga data 1.1.2019. Mendojmë se një kërkesë e tillë përbën keqpërdorim të institucioneve dhe një tentativë të rrezikshme të shkeljes së mëtejshme të sundimit të së drejtës në Serbi. Për këtë arsye, bashkë me nënshkruesit e këtij komunikimi, kërkojmë që të parashtrohen bazat e dyshimit për shkak të të cilave është urdhëruar mbledhja e jashtëzakonshme e informacioneve mbi organizatat, mediat dhe individët nga ana e bankave të biznesit. 

Më shumë