Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare, OJQ Integra dhe Rrjeti Rinor i Edukimit për të Drejtat e Njeriut (HREYN) bëjnë thirrje për artistë të rinj nga Kosova dhe Serbia që të aplikojnë për pjesëmarrje në krijimin e veprave artistike bashkëpunuese që do të kontribuonin në bashkëpunimin ndërkufitar dhe shkëmbimin kulturor të dy shoqërive. Ky program do të bashkoj 18 artistë të rinj (nëntë nga Kosova dhe nëntë nga Serbia) të cilët janë të interesuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të vëzhgojnë në mënyrë kritike kontekstin bashkëkohor.

Tema e kësaj pune kolektive është paqja dhe pajtimi, si dhe ruajtja dhe kremtimi i trashëgimisë së përbashkët kulturore i të dy shoqërive. Pyetja që duhet të trajtohet në produktin përfundimtar është “Çfarë trashëguam ne?” Artistët do ta përcaktojnë vetë mediumin dhe do të kenë lirinë të përcaktojnë qasjen dhe temën e tyre brenda kësaj kornize.

Mundësia për të bashkëpunuar do të kristalizohet në takimin pesëditor në Beograd, që do të zhvillohet nga 11 deri më 15 tetor. Artistët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe të përcaktojnë idetë e tyre me mbështetjen e mentorit dhe fascilitatorit me përvojë.

Duke qenë organizata që punojmë me të rinjët, ne duam t’i japim mundësi artistëve të rinj që të ndajnë vizionet e tyre mbi progresin e bërë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se si e shohin të ardhmen e dy vendeve, pasur parasysh historinë e kohëve të fundit dhe situatën aktuale politike që po ua vështirëson të rinjëve për punuar dhe bashkëjetuar së bashku.

Artistëve të rinj nga Kosova dhe Serbia do t’iu bashkohen dy kolegë nga Italia dhe Gjeorgjia, në mënyrë që ata të mund të diskutojnë pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të mendojnë për perspektivën e tyre si bashkëmoshatarë kur punojnë në idetë përfundimtare.

Produkti final do të prezantohet për publikun në Beograd në Endzio Hub, një hapësirë në qendër të qytetit, në nëntor 2023.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të pranishëm gjatë pesë ditëve të takimit në Beograd dhe të marrin pjesë aktivisht në zhvillimin e idesë dhe krijimin/prodhimin e produktit përfundimtar. Gjithashtu, pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë në takimet konsultive online pas takimit nëse është e nevojshme. Gjuha e punës të programit është gjuha angleze.

Shpenzimet e udhëtimit, ushqimi dhe akomodimi gjatë takimit rezidencial në Beograd do të mbulohen plotësisht nga organizatorët. Organizatorët do të sigurojnë gjithashtu një buxhet për prodhimin e veprës artistike bashkëpunuese për ekspozitën.

 

 Afati kohor

• 2 tetor 2023                 Afati i fundit për aplikim
• 4 tetor 2023                 Përzgjedhja përfundimtare e pjesëmarrësve
• 11- 15 tetor 2023         Takimi në Beograd
• 1 nëntor 2023              Afati i fundit për veprat artistike përfundimtare
• 15 nëntor 2023            Ekspozita

 

 Për të aplikuar për pjesëmarrje na dërgoni email në [email protected] duke pëfshirë informatat si më poshtë:

• Emri dhe mbiemri
• Vendbanimi
• Mosha
• Edukimi (diploma aktuale, ose më e lartë e marrë)

Së bashku me këtë email ju lutemi na dërgoni:

• Portofolion, ose shembuj të punës së mëparshme, në lidhje me temën nëse është e mundur (deri në pesë punime)
• Një video të shkurtër prezantuese në gjuhën angleze (1 minutë) ku do të na tregoni më shumë për veten tuaj dhe pse dëshironi të merrni pjesë (përmes wetransfer link).

Subjekti i emailit duhet të jetë NAME_SURNAME_Application

 

Funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or European Education and Culture Executive Agency. Neither the European Union nor the granting authority can be held responsible for them.