Author Archives for YIHR

Gjuriq për N1 mbi përvjetorin e Srebrenicës: Fushata Mos iu përsërittë askujt për më shumë solidaritet dhe dhembshuri

July 11, 2020 7:22 pm Published by Leave your thoughts

“Që njëzetepesë vjet vazhdon narrativi zyrtar nacionalist në Serbi, i cili vetëm vjen duke u fuqizuar, i mbyllur në vetvete, dhe e gjitha kjo e vërtetë, pavarësisht se është vërtetuar para gjykatave ndërkombëtarë dhe se e gjithë bota e qytetëruar e sheh në një mënyrë, Serbia mbetet viktimë e narrativit nacionalist i cili e vendos atë në anën e kundërt nga drejtësia ndërkombëtare dhe bota e zhvilluar”, vlerësoi Drejtori programor i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Ivan Gjuriq në televizionin N1 me rastin e 25-vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë.


Mos iu përsërittë askujt – 25 vjet nga Srebrenica

July 11, 2020 7:18 pm Published by Leave your thoughts

Me rastin e 25-vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës dhe Forumi ZFD-Serbia, nisën një fushatë të përhershme “Mos iu përsërittë askujt”. Qëllimi është që të tërheqim vëmendjen e publikut të gjerë dhe të ndërtojmë një përkujtues të përhershëm të krimit më të madh në tokën evropiane pas Luftës së Dytë Botërore. Që mos t’i përsëritet askujt, dhe që Srebrenica të bëhet një simbol universal i anti-luftës.


Një qasje e ndryshme në lidhje me negociatat me Kosovën është e domosdoshme

June 22, 2020 3:32 pm Published by Leave your thoughts

Me rastin e vizitës së Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak dhe takimit me përfaqësuesit kosovarë në Washington DC të shtunën, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Presidentit Vuçiq dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë në Beograd që t'i qasen kësaj faze të negociatave në një mënyrë të ndryshme nga ato që kanë paraprirë deri tash.


Ajo ka ndodhur: Lufta në Serbi

June 10, 2020 5:13 pm Published by Leave your thoughts

Pasi u lansua portali onllajn War in Serbia (“Lufta në Serbi"), nacionalistët e udhëhequr nga pasuesi i Millosheviqit Ivica Daçiq, të shoqëruar nga makina më e vjetër propaganduese e Serbisë së Madhe Večernje Novosti, sulmuan agresivisht Iniciativën Rinore për të Drejtat e Njeriut (Youth Initiative for Human Rights, YIHR)