Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizoi një punëtori edukative dyditore “Krimet në Sanxhak (1990-1995)” në Priboj në kuadër të programit “E vërteta dhe pajtimi në Serbi”.

Për dhjetë gazetarë, aktivistë dhe politikanë nga disa qytete të Serbisë kanë mbajtur leksionet Semiha Kaçar nga Komiteti i Sanxhakut për të Drejtat e Njeriut, Marijana Stojiçiq nga Qendra e Historisë së Aplikuar, si dhe Marko Milosavljeviq nga Nisma me të cilin pjesëmarrësit patën mundësi të bisedojnë rreth praktikave të memorializimit në Sanxhak Për mosnjohjen e viktimave nga komunat e Sanxhakut nga ana e Serbisë folën edhe anëtarët e familjeve të viktimave të të rrëmbyerve dhe vrarëve nga Sjeverini, përkatësisht nga Shtrpci, Xhevad Kolxhiq dhe Nail Kajeviq.

Përmes leksionit të Semiha Kaçar nga Këshilli i Sanxhakut për të Drejtat e Njeriut në lidhje me frikësimin dhe përndjekjen, rastet e torturës, vrasjet dhe rrëmbimet të qytetarëve të besimit Mysliman në këtë periudhë, Kaçar kujtoi informacionin se rreth 10.000 qytetarë kanë kaluar ndonjë formë torture dhe keqtrajtimi nga ana e organeve të sigurisë publike dhe sekrete të Republikës së Serbisë në Sanxhak.

Marijana Stojiçiq nga Qendra e Historisë së Aplikuar për kulturën e kujtesës ose harresës së krimeve të luftës të cilat kanë ndodhur në territorin e Serbisë nga 1991-1995. Ajo u shpreh se aktualisht kemi në fuqi një narrativ të kujtesës kolektive të krimeve të luftës, e cila karakterizohet nga ideologjia e viktimizimit, e cila bazohet mbi dy elemente: Drejtësia personale ( e kolektivit të vetë) dhe dehumanizimi i kundërshtarit (i kolektiveve të tjera). Në praktikë, një politikë e tillë e kujtesës krijon dhe rinovon mohimin e viktimave të krimeve të luftës siç janë rrëmbimet dhe vrasjet në Sjeverin dhe Shtrpci.

Së bashku me Marko Milosavljeviq nga Nisma, pjesëmarrësit e programit patën rastin për t’u njohur me praktikat e memorializimit në Sanxhak të cilat kanë të bëjnë me monumentet e viktimave të krimeve të luftës në Prijepolje, Bijelo Polje, Sjeverin dhe Beograd, si dhe praktikat përkujtimore të shoqatave siç janë Gratë në të zeza, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Faktin që ende kemi në fuqi politikën e mohimit dhe mosnjohjes së viktimave të komunave të Sanxhakut nga ana e Shtetit të Serbisë, pas 27 vitesh nga krimi, e konfirmuan familjarët e viktimave të rrëmbyera dhe të vrara në Sjeverin dhe Shtrpci, Xhevad Kolxhiq dhe Nail Kajeviq.

Ditën e dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit e programit vizituan vendin e parë të rrëmbimit të punëtorit nga Sjeverini (kafeneja “Amfora” në fshatin Mioçe), më pas monumentin e Sjeverinit, si dhe vendin e rrëmbimit Shtrpci në hekurudhën Beograd-Tivar. Gjatë vizitës së këtyre vendeve, pjesëmarrësit e programit biseduan me Xhevadom Kolxhiq dhe Behudin Hoxhiq, familjarët e të cilëve janë rrëmbyer në Sjeverin, dhe i shënuan këto vende rrëmbimesh/krimesh duke vendosur një baner: “Shumë të rinj për të kujtuar, por të vendosur për të mos harruar”.

Iniciativa organizoi dhe shfaqjen publike të filmit “Rrëmbimi” të RTV B92 në Shtëpinë e Kulturës “Pivo Karamatijeviq” në Priboj. Në projeksionin e filmit i cili u shfaq për herë të parë në Priboj në vitin 2002 ishin të pranishëm 50 qytetarë të komunës së Pribojit, ndër të cilëve ishin edhe përfaqësuesit e Komunitetit Islam dhe familjet e viktimave nga Sjeverini. Pas shfaqjes së filmit, qytetarët e Pribojit së bashku me pjesëmarrësit e programit “E vërteta dhe pajtimi në Serbi” patën mundësi të diskutonin përshtypjet pas filmit, si dhe nevojën e familjeve të viktimave për të mësuar të vërtetën e plotë mbi vdekjen e familjarëve të tyre, mbetjet mortore e të cilëve kërkohen ende.