Nisma e të rinjve për të Drejtat e Njeriut, së bashku me Veprimin Qytetar nga Pançeva dhe Shoqatën e Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës (NDNV) shënoi 27-vjetorin nga vdekja e njeriut i cili sot e kësaj ditë është një nga shembujt e njohur të humanitetit në luftërat në ish-Jugosllavinë.

Në emër të Veprimit Qytetar, të pranishmëve iu drejtua Ljiljana Spasiq e cila theksoi rëndësinë e shënimit të përvjetorit të vdekjes së Srgjan Aleksiqit, shembullin e humanitetit të të cilit nuk duhet ta harrojmë, duke pasur parasysh se data 27 Janar është dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Marko Milosavljeviq përpara Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut theksoi nevojën që përkujtimi i Srgjan Aleksiqit si dhe të të gjithë atyre të cilët kanë shpëtuar njerëz gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, meriton të jetë në politikën e përkujtimit të Serbisë. Ai theksoi se rrugicat e Srgjan Aleksiqit të cilat ekzistojnë sot në disa qytete të rajonit, duhet të jenë udhërrëfyes të një politike ndryshe të Serbisë- e cila do të heq dorë nga politikat e krimit, gjë që ende nuk është rast.

Të kujtojmë, i riu Srgjan Aleksiq më 21 janar të vitit 1993 u rrah brutalisht në tregun e Trebinjes. Ai atë ditë e kishte mbrojtur bashkëqytetarin e tij, Alen Glavoviq. Prej goditjeve të marra Srgjani përfundoi në gjendje kome dhe ndërroi jetë më 27 janar të vitit 1993. Babai i Srgjanit shkroi tek nekrologjia: “Vdiq duke kryer detyrën e vetë njerëzore.” Një nga sulmuesit të Srgjanit vdiq gjatë lufte, ndërsa të tjerët u dënuan me nga 28 muaj burg.