Punëtoria ka qenë e formatit të një ngjarjeje edukative dyditore në kuadër të së cilës pjesëmarrësit vizitojnë vendet e krimeve dhe kanë mundësi të dëgjojnë dëshmitë e ruajtura të të mbijetuarve, si dhe faktet nga procedurat gjyqësore dhe filmat dokumentarë për dëbimin e qytetarëve të kombësisë kroate.
Ditën e parë të punëtorisë më 29 Nëntor, pjesëmarrësve u është mbajtur një prezantim “Krimet ndaj civilëve të kombësisë kroate” ku Marko Milosavljeviq nga Nisma u ka prezantuar faktet në bazë të vendimeve të gjykatave vendase dhe praktikave të GJPN/ICTY. Më pas, një grup pjesëmarrësish të punëtorisë patën mundësi të vizitojnë Begejci dhe Stajiqevo, dy vende të burgosjes së civilëve kroatë në afërsi të Zrenjaninit.
Lë të kujtojmë, me hyrjen e Ushtrisë Popullore Jugosllave dhe forcave paramilitare serbe në Vukovar më 18.11.1991 përfundoi beteja tremujore për Vukovarin. Një pjesë e pjesëtarëve të Trupave të Gardës Popullore dhe MPB-së së Kroacisë që nuk vendosën të tentojnë të depërtojnë nga rrethimi, filluan t’u dorëzohen ushtarëve të UPA. Një pjesë e të burgosurve kroatë janë çuar në një fermë në Ovçara ku u janë dorëzuar pjesëtarëve lokalë të Mbrojtjes territoriale serbe të cilët i vranë më pas, për çka u dënua, mes të tjerëve, Veselin Shljivançanin. Megjithatë, një pjesë tjetër e të burgosurve kroatë u transportuan me autobusë drejt kampeve në territorin e Serbisë. Kampi i parë u formua më 1 Tetor të vitit 1991 në Begejci (Torak i sotëm), një fshat në komunën Zhitishte, dhe u mbyll më 21 Nëntor të vitit 1991. Në atë periudhë në kamp ndodheshin rreth 750 Kroatë, si të burgosur lufte, ashtu dhe qytetarë të Serbisë me kombësi kroate.
Kampi tjetër u formua pas rënies së Vukovarit (18 Nëntor) në Stajiqevo te Zrenjanini dhe ishte në funksion deri më 22 Dhjetor të vitit 1991 kur të gjithë të burgosurit u transportuan në Entin Ndëshkimor Përmirësues në Sremska Mitrovica. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë thekson se ishin 1700 të burgosur në Stajiqevo. Kampi ndodhej në zonën e një ndërmarrjeje të vjetër bujqësore “Livade”, e cila është sot në pronësi të fabrikës së vajit “Dijamant” nga Zrenjanini, dhe “Agrokor”-it kroat. Për këto arsye është praktikisht e pamundur sot që të arrihet deri tek ndërtesat ku mbaheshin të burgosurit.
Pas vizitës në vendet e burgosjes, pjesëmarrësit panë një film dokumentar të Qendrës Qytetare të Vojvodinës (VCC) “Qytetarë të papërshtatshëm” pas të cilit kanë biseduar me autorët e filmit, Jelena Dukariq dhe Zheljko Stanetiq. Filmi përbën vazhdim i projektit me të njëjtin emër, i cili përfshiu hulumtimin disavjeçar të rasteve të frikësimit dhe dëbimit të popullsisë kroate nga Vojvodina gjatë viteve nëntëdhjeta. Filmi përmban rrëfimet intime të individëve të ekspozuar drejtpërdrejtë të cilët kanë dëshmuar për keqtrajtimet dhe presionet fizike dhe psikologjike, me qëllim të shpërnguljes së tyre nga Serbia: Vrasja e familjes Oskomiq – Tomiq në Kukujevci në vitin 1993 si dhe dëbimet nga Hrtkovci 1991-1995.
Ditën e dytë pjesëmarrësit e programit patën mundësi të vizitojnë Grabovo afër Vukovarit ku ndodhet kompleksi memorial Ovçara. Le të kujtojmë, menjëherë pas zënies së Vukovarit, më 20 Nëntor 1991, pjesëtarët e UPA kanë nxjerrë të plagosurit, pacientët, civilët dhe pjesëtarët e forcave të armatosura kroate nga spitali i Vukovarit dhe i kanë çuar në hangarët në fermën Ovçara, pesë kilometra në juglindje nga Vukovari. Nga momenti kur kanë ardhur në Ovçara, pjesëtarët e MT Vukovar dhe njësisë “Leva supoderica”, së përbërë kryesisht prej vullnetarëve të Partisë Radikale Serbe, kroatët e burgosur janë rrahur, poshtëruar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarët e Policisë Ushtarake të UPA-së.
Në orët e mbrëmjes pjesëtarët e UPA-së u tërhoqën nga Ovçara, sipas urdhrit të kolonelit Mile Mrkshiq, ndërsa pjesëtarët e MT Vukovar dhe njësisë vullnetare “Leva supoderica” gjatë natës midis datës 20-21 Nëntor 1991 i nxirrnin të burgosurit nga hangarët dhe në grupet nga 10 deri 20 veta i çonin në vendndodhjen Grabovo ku i pushkatuan përpara varrezave të parapërgatitura masive. Në Ovçarë, bashkë me pjesëtarët e plagosur të forcave të armatosura kroate janë vrarë dhe civilët, gratë dhe fëmijët: Ruzhica Markobashiq (32) atëherë në shtatzëni të vonshme, Janja Podhorski (60), Dragutin Balog (17) dhe Igor Kaçiq (16).
Nga varreza masive në lokalitetin Grabovo janë ekshumuar 200 trupa, kurse janë identifikuar 193 viktima. Shtatëmbëdhjetë kufoma viktimash janë gjetur në varrezat përreth, ndërsa disa dhjetëra trupa kërkohen ende.
Për krimin e Ovçarës janë dënuar me formë të prerë përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) kolonel i UPJ Mile Mrkshiq dhe major Veselin Shljivançanin. Pavarësisht se provat e nxjerra përpara GJPNJ padyshim dëshmojnë përgjegjësinë e disa oficerëve dhe nënoficerëve e UPJ-së për ngjarjet në Ovçara, aktakuza e Prokurorisë për krimet e luftës së Serbisë përfshiu vetëm autorët e drejtpërdrejtë të krimeve. Rasti Ovçara në drejtësinë serbe u shënua nga një procedurë 14-vjeçare e cila përfshiu vetëm autorët e drejtpërdrejtë pavarësisht nga treguesit e qartë të përfshirjes së kuadrove komanduese të UPJ-së, si dhe pandërgjegjshmëria dhe puna sipërfaqësore e gjykatës