Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dënon ashpër vendosjen e traditës së Ministrisë së Mbrojtjes (MM) në Panairin e Librit në Beograd ku për të dytin vit radhazi, nëpërmjet edicionit “Ratnik”(Luftëtar) dhe një sërë ngjarjesh publike, u jepet hapësirë dhe zë kriminelëve të dënuar të luftës siç janë Nebojsha Pavkoviq, Vladimir Lazareviq, Dragoljub Ojdaniq dhe Vinko Pandureviq.
Në këtë mënyrë, duke i dhënë hapësirë publike mohimit të krimeve, Ministria e Mbrojtjes mbron dhe nderon kriminelët e luftës, duke u fshehur pas vlerave të së vërtetës dhe krenarisë duke vrarë dyfishtë kujtimin e viktimave të atyre krimeve.
Ministria e Mbrojtjes edhe një herë tregoi fytyrën e vetë kriminale në Panairin e Librit duke promovuar kriminelët e luftës, për të cilët viktimat e krimeve të tyre nuk meritojnë as fusnotë. Duke marrë parasysh mbrojtjen e tyre të heshtur apo të zëshme të kriminelëve të luftës, nga Kryetarja e Qeverisë Ana Brnabiq dhe Presidenti i Shtetit Aleksandar Vuçiq presim edhe t’i ngrenë monument Millosheviqit.