Në dokument thuhet se zhvillimi i marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë duhet të varet nga përparimi në zgjidhjen e këtij rasti. Serbia, sipas rezolutës, duhet të vendosë zgjidhjen e kësaj vrasjeje si prioritet për hetim dhe ndjekjen penale të atyre për të cilët besohet të jenë përgjegjës për këtë krim. Vëllezërit Bytyqi janë arrestuar në 1999 gjatë hyrjes në Serbi, për shkak të, siç pretenduan autoritetet e atëhershëm të Serbisë, kalimit ilegal të kufirit, janë liruar pasi e vuan dënimin dhe më pas janë vrarë. Në të cilën fazë është rasti Bytyqi? Çka ka ndryshuar në raportin ndaj viktimave të konfliktit në Kosovë? A janë të sakta pretendimet se përfaqësuesit e Byrosë Federale të Hetimeve kanë qenë të përfshirë në hetim?
Të ftuarit në studio ishin Ivica Daçiq, Ministër i punëve të jashtme, Ljiljana Smajloviq, kolumniste e revistës javore “Nedeljnik” dhe Ivan Gjuriq nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.