Festivali “Mirëdita, dobar dan”, i mbajtur në Beograd çdo qershor, prezanton publikun e Beogradit me skenën kulturore të Kosovës, si një kontribut kulturor të aspiratave të përgjithshme të krijimit të përhershëm të paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ideja kryesore e festivalit është fillimi i takimeve dhe shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që këto takime të bëhen traditë dhe vazhdimisht të kontribuojnë në bashkëpunimin e të dy shoqërive për të përmirësuar marrëdhëniet shoqërore, politike dhe kulturore.
Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, simbol i së kaluarës së përbashkët, së bashku me të gjitha sfidat, arritjet dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e festivalit.
Vizitorët e festivalit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës – teatrin, filmin, muzikën dhe vepra tjera vizuale. Përveç aktiviteteve të lartpërmendura, do të mbahen debate publike që do të shqyrtojnë në mënyrë kritike marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga pikëpamja e trashëgimisë të së kaluarës, si dhe për perspektiva për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, sportit, sektorit civil dhe të gjitha segmenteve të shoqërisë.