Saopštenja

Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës pa respektimin e të drejtave të komuniteteve jo shumicë

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë u bëjnë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të ndalin shkeljen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë – komunitetit serb në Kosovë dhe komunitetit shqiptar në Serbi – që filloi më 28 qershor të këtij viti.

Më shumë

T’i japim fund urrejtjes – Le të mbrojmë festivalin “Mirëdita, dobar dan!”

Të dashur miq dhe mikesha, Ne kemi vendosur që me çdo kusht t’i japim fund urrejtjes! Kemi nisur një sërë veprimesh ligjore ndaj atyre që përhapin urrejtje kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan!” dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve, të ftuarve dhe anëtarëve të ekipit organizues – dhe për këtë gjë, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj!

Më shumë

Shteti i Serbisë e ndalon bashkëpunimin ndërmjet artistëve nga Serbia dhe Kosova

Sot pas orës 14:00, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka pranuar njoftim verbal nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për ndalimin e të gjitha ngjarjeve në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”. Ndalesa u komunikua zyrtarisht si urdhër për të ndërprerë tubimin, fillimisht në formë verbale e pastaj edhe në formë të shkruar, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me festivalin, si ngjarjet publike edhe ato të planifikuara vetëm për mysafirët.

Më shumë

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut fituese e çmimit “Aachen Peace Award” – 2024

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut është përzgjedhur fituese e çmimit   “Aachen Peace Award” për vitin 2024. Njohja e rëndësishme e punës tonë vjen në një kohë mjaft sfiduese, kohë në të cilën ruajtja e paqes do të jetë një detyrë me rëndësi për të gjithë njerëzit anembanë botës.

Më shumë