Edicioni i nëntë i festivalit “Mirëdita, dobar dan!” do të hapet më 25 maj në orën 18:00 me ekspozitën e titulluar “Gjithë lotët tanë”, ndërsa programi i festivalit do të vazhdojë deri më 28 maj në disa lokacione në Beograd. Organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), Integra (Kosovë), Iniciativat… View Article
Më shumëMe rastin e 18-vjetorit të fillimit të trazirave të marsit në 2004 në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të tregojnë respekt të sinqertë për të gjitha viktimat e dhunës me motive etnike për të filluar ndërtimin e shoqërive ku të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të ndjehen të sigurt.
Më shumëRrjeti Rajonal i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, që punon në vendet e pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, duke përjetuar efektet e luftës dhe duke qenë se vuajmë ende pasojat e veprimeve të tilla si ato të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, dënon fuqishëm dukuri të tilla dhe ndjen thellësisht për njerëzit në Ukrainë dhe vuajtjet që ata/ato po kalojnë në një kohë kaq të vështirë.
Më shumëNisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR Kosovë) dënojnë aktin e frikësimit të BIA-s kundrejt gazetarit kosovar Adriatik Kelmendi, si dhe mesazhet e urrejtjes dërguar një familjeje shqiptare nga Bori. dërguar në dhjetor të këtij viti. Frikësimi i shqiptarëve shkon kundër nismave të bashkëpunimit rajonal si Ballkani i hapur dhe mund të shkaktojë një bojkot tjetër nga komuniteti shqiptar gjatë regjistrimit të popullsisë në Serbi në vitin 2022. Në përputhje me këtë, kërkojmë që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, të dënojnë qartë këto sulme, si dhe nga Prokuroria dhe policia që urgjentisht dhe në mënyrë efikase të hetojnë këto raste dhe t’i japin fund praktikës së mosndëshkimit.
Më shumë