Të dielën më 1 Shtator në qytetin gjerman të Achenit, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Gjyshet Kundër të Djathtës Ekstreme (Omas Gegen Rechts) u nderuan me Çmimin e Paqes të Achenit.
Më shumëTë dashur miq dhe mikesha, Ne kemi vendosur që me çdo kusht t’i japim fund urrejtjes! Kemi nisur një sërë veprimesh ligjore ndaj atyre që përhapin urrejtje kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan!” dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve, të ftuarve dhe anëtarëve të ekipit organizues – dhe për këtë gjë, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj!
Më shumëNë njëzet vjet të punës së Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ne kemi qenë të përkushtuar që të ballafaqohemi me të kaluarën duke avokuar për të drejtat e viktimave dhe duke iu përkushtuar respektimit të fakteve të vërtetuara.
Më shumëNisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbia) kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik që të përcaktojë përgjegjësinë e Verica Letić, drejtoreshës së shkollës fillore “Đura Jakšić” në Kaç, për pjesëmarrjen e të dënuarit për krime lufte, Nebojša Pavković në një orë publike të organizuar nga kjo shkollë më 20 prill me temën “Koshare: Tregime të heronjve” në sallën e kësaj shkolle. Sipas të përditshmes “Politika” dhe video-raportit të portalit “Gradske info”, në këtë ngjarje publike ka folur edhe kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Đurić. Prandaj u bëjmë thirrje grupeve të këshilltarëve në Kuvendin e qytetit të Novi Sadit që të iniciojnë shkarkimin e kryetarit të komunës, sepse prania e tij mbështeti pjesëmarrjen e Pavković në këtë ngjarje dhe normalizoi paraqitjen e një krimineli lufte si hero para një audience që përfshinte nxënës/e të shkollave fillore.
Më shumë