Author Archives for YIHR

Qytetarët nuk duhet të mbahen peng i dialogut Beograd-Prishtinë

October 20, 2022 11:30 am Published by Leave your thoughts

Duke pasur parasysh raportet e BE-së dhe zhvillimet e fundit në terren, ne të poshtë-nënshkruarit, jemi të shqetësuar për impaktin e mungesës së progresit në dialogun Beograd-Prishtinë mbi komunitetet lokale në Serbi dhe Kosovë. Qytetarët janë ata që vuajnë më së shumti nga vazhdimësia e tensioneve dhe mosbesimit. Prandaj, të gjitha palët duhet të reshtin retorikën e zjarrtë që cenon dhe dëmton marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve. Shtrirja e paqartësive duhet të reduktohet përmes transparencës dhe llogaridhënies. Të gjithë qytetarët duhet ta kenë të qartë se çfarë është rënë dakord, ndërsa vetë procesi i dialogut duhet të afrohet me vetë qytetarët e prekur prej tij.  


E drejta e njerëzve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre duhet të jetë prioritet për qeverinë e Kosovës dhe Serbisë

March 17, 2022 5:04 pm Published by Leave your thoughts

Me rastin e 18-vjetorit të fillimit të trazirave të marsit në 2004 në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të tregojnë respekt të sinqertë për të gjitha viktimat e dhunës me motive etnike për të filluar ndërtimin e shoqërive ku të gjithë kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të ndjehen të sigurt.