Në mënyrë që sulmet e tilla të mos përsëriten më, kërkojmë reagim urgjent nga Prokuroria kundër huliganëve të cilët tentuan dje të parandalonin plotësisht punën e furrës së bukës “Roma” duke kërcënuar se do ta okuponin përsëri po të vazhdonte aktivitetin. Politika e padënueshmërisë ndaj dhunuesve që pengojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve mund të ndalohet me një reagim përkatës të prokurorisë, policisë dhe gjykatave. Është e rëndësishme për të theksuar se personat të cilat kanë qenë të pranishëm janë pjesëtarët e organizatës Levijatan si dhe deputeti Srgjan Nogo të cilët janë njohur nga më përpara për kërcënimet e tyre dhe targetimin e kundërshtarëve politikë.
Si një shoqëri e cila pushtohet shpesh nga narrativët deklarativ të pushtetit dhe opozitës kundër dhunës, në përputhje me këtë duhet të tregohet solidariteti me viktimat e dhunës. Sidomos duke pasur parasysh se furra e bukës “Roma” njihet në komunitetin lokal për bamirësi dhe punë humanitare ndaj grupeve të cenuara, ftojmë të gjithë që kujdesen për barazinë në Serbi, që të gjejnë mënyrë të ndihmojnë që kjo furrë buke të vazhdojë punën. Le të kujtojmë, thirrje për linçim të pronarit të furrës së bukës “Roma” Mon Gjurajt u krijua pas thirrjes që bëri një grup në rrjetet sociale kur u postua fotografia e njërit prej punonjësve të furrës së bukës i cili bëri shenjën e shqiponjës dykrenare me duar, si simbol kombëtar shqiptar. Fotografia u krijua në vitin 2017 por u keqpërdor si provokim dhe shkak për tubimin e dhunuesve. Megjithatë, lajmërojmë se theksimi i simboleve kombëtare përbën lirinë e shprehjes dhe nuk mund të jetë justifikim për kërcënime dhe dhunë.
Para gati pesë vjetësh pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri të zhvilluar më 14 Tetor të vitit 2014, pasoi një numër i lartë sulmesh ndaj objekteve në pronësi kryesisht të Shqiptarëve dhe Goranëve. Zjarrvënie dhe shkatërrimi i objekteve ka ndodhur në disa qytete të Serbisë, kryesisht në territorin e Vojvodinës, gjë që u dokumentua nga Nisma në raportin e saj pas vizitës në objektet e përmendura. Edhe pse, sipas shkrimit të VOICE nga muaji Mars i vitit 2016, në prokuroritë janë formuar 5 lëndë zjarrvënieje anembanë Vojvodinës, është shprehur 1 masë disiplinore një të mituri, dhe është refuzuar 1 kallëzim penal – askush nga 62 persona të identifikuar nga ana e policisë si autorë, nuk është ndjekur penalisht. Nuk janë zbuluar as autorët e sulmeve më të rënda – në Stara Pazova dhe Sombor ku janë rrezikuar jetë
njerëzish. Në kualifikimin e këtyre veprave penale, duhet të kemi parasysh faktin se këto sulme nuk ishin të drejtuar vetëm tek prona private as tek prona e komuniteteve fetare, por ishin një goditje serioze ndaj marrëdhënieve ndëretnike në Serbi.
Në fund, kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të deklarohen në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj furrës së bukës “Roma” pa relativizimet standarde, ndërsa nga pushteti ekzekutiv kërkojmë që të tregojë se “ndarjet etnike” në lagje, përkatësisht në Borçë, nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të Serbisë dhe se sjelljet e tilla nuk do të tolerohen.
Foto: Sofija Todoroviq