Ky takim mblodhi së bashku artistë të rinj dhe profesionistë të kulturës nga Kosova dhe Serbia, duke ofruar një platformë për të eksploruar kompleksitetet e historisë së përbashkët dhe ndikimin e saj në praktikat e tyre artistike. Nën udhëheqjen e ekspertit Andrej Nosov, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime kritike rreth dinamikave të ndërlikuara të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Punëtoria përfundoi me përpjekje të përbashkëta për të krijuar një projekt multimedial për paqen, që synon të nxisë bashkëpunimin kulturor midis dy rajoneve. Gjithashtu, pjesëmarrësit u inkurajuan të zhvillonjnë projekte individuale që lidhen me temën, duke hapur rrugën për një mirëkuptim dhe dialog më të thellë përmes artit.
Kjo nismë thekson rolin jetik të shkëmbimit kulturor në promovimin e paqes dhe pajtimit në një rajon të shënuar nga tensione historike.
Projekti mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.