Më shumë se njëzet vjet nga krimet në Podujevë, në vend të hapjes së rrugës për dëshmitë e krimit dhe zërin e familjeve të viktimave, raporti i shtetit ndaj krimeve të kryera në Kosovë nga ana je forcave policore dhe ushtarake serbe pasqyrohet tashmë në një glorifikim të vazhdueshëm të kriminelëve të luftës siç janë Nebojsha Pavkoviq, Vladimir Lazareviq dhe Nikolla Shainoviq.
Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) ka dorëzuar në Odën e Avokatëve të Kosovës fletëparaqitje për nisjen e hetimeve dhe marrjen e masave ligjore ndaj avokatit Tomë Gashi.
Letra nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut drejtuar Ministrit Nebojša Stefanović: “Pas zbulimit të një varri masiv, duhet të pësojnë arrestime, jo lavdërime për njësinë policore që ishte e përfshirë në fshehjen e kufomave.”
Nisma e tw Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Kosovo) dhe Nisma e tw Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Serbi (YIHR Serbia) dënojnë ashpwr deklaratën e Presidentit të Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq në lidhje me mohimin e masakrës në Reçak.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Serbia) dënojnë ashpër nderimin e kriminelit të luftës Haradin Bala në Parlamentin e Kosovës, i vetmi anëtar i UÇK-së i dënuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës, si dhe veprimin e autoriteteve Serbe për përfshirjen e Vinko Pandurevic, i dënuar për krime lufte në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, në dialogun e brendshëm mbi Kosovën.