Qeveria e Federatës Ruse, duke përdorur agresionin dhe avancimet e militarizuara, ka zhvendosur këmbësorinë e saj në një vend sovran dhe të pavarur, duke e bërë këtë, ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare të vendosura për të parandaluar situata të tilla. Aktet e pushtimit kundër qyteteve paqësore të Ukrainës tregojnë shkelje të rregullave më themelore dhe më të rëndësishme të rendit ndërkombëtar. Ne e konsiderojmë këtë situatë tejet shqetësuese dhe të papranueshme pasi rrezikon jetërat e civilëve.
Përmes kësaj deklarate, ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet dhe të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, organizatave të shoqërisë civile, organizatave paqeruajtëse dhe të gjitha vendeve demokratike që të angazhohen për paqe dhe stabilitet. Një sjellje e tillë e pajustifikueshme e qeverisë ruse përbën kërcënim për të drejtat themelore të njeriut të civilëve të panumërt. Zbatimi i të gjitha masave të mundshme duhet të vendosen për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, e cila gjithashtu vë në rrezik sigurinë dhe paqen globale.
Si rajon, pasi kemi përjetuar kaq shumë luftëra, jemi të vetëdijshëm për pasojat e rënda që kanë luftërat në shoqëri. Tani më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të kemi një qëndrim të qartë ndaj qeverisë së Federatës Ruse dhe çdo luftënxitës tjetër. Lufta nuk është treguar kurrë të jetë një zgjidhje. Ne duhet të synojmë paqen dhe stabilitetin afatgjatë për të cilin njerëzimi në tërësi ka vuajtur prej kohësh për të arritur.
Si të rinj nga Ballkani Perëndimor, ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Ukrainës dhe popullin paqes kërkues të Rusisë dhe ofrojmë mbështetjen tonë për të kaluar këto kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë dhe të qëndrojmë fuqishëm jo vetëm në kundërshtimin e luftës, por për paqen si një proces afatgjatë, dhe më e rëndësishmja për mbrojtjen e #TëDrejtavetëNjeriut të çdo qytetari/e të botës.