Çfarë është Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut?
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) është një rrjet rajonal i organizatave joqeveritare me zyre në Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Vlerat tona janë e vërteta, drejtësia, llogaridhënia, barazia, liria, demokracia dhe paqja. Ne po luftojmë për paqe në rajon, jo vetëm që mos të ketë luftë, por për paqen si një proces të qëndrueshëm që rezulton në një bashkëpunim të vazhdueshëm mes shteteve dhe njerëzve në vendet ish-Jugosllave dhe Ballkanit Perëndimor.
Që nga fillimet e tij, YIHR gjithashtu ka organizuar programe shkëmbimi në nivel rajonal përmes të cilave të rinjë – nxënës të shkollës së mesme, studentë, profesionistë juridikë, gazetarë, aktivistë, artistë – kanë mundësi të njihen me kolegët e tyre nga vendet e rajonit, pjesë në programet edukative mbi luftërat e viteve 1990, të drejtat e njeriut dhe demokracinë, si dhe për të diskutuar të ardhmen në rajon. Deri më tani, më shumë se 15 mijë të rinj kanë qenë pjesë në programet tona. Që nga fillimi i punës sonë, ne kemi organizuar më shumë se 200 programe trajnimi dhe edukimi, kemi publikuar qindra njoftime publike, kemi botuar më shumë se 30 raporte dhe studime analitike, kemi organizuar 300 aksione dhe protesta në rrugë dhe kemi fituar 15 çështje para gjykatave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për detaje rreth punës së YIHR, ju lutemi shkoni te ‘Rreth nesh’.
Kur u themelua organizata?
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Serbi është themeluar në vitin 2003.
Çfarë vlerash mbron YIHR?
Vlerat themelore të Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut janë e vërteta, drejtësia, llogaridhënia, barazia, liria, demokracia dhe paqja.
Sa anëtarë ka ekipi i YIHR?
Ekipi i Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka 15 anëtarë, ndërsa të gjitha zyrat e YIHR në rajon angazhojnë rreth 50 persona.
Ku mund të gjeni të vendosura zyret e YIHR?
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut ka zyre në Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Prishtinë dhe Zagreb.
Si financohet YIHR?
Ashtu si shumica e organizatave joqeveritare në Serbi dhe në botë, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut financohet nga projektet. Ne kërkojmë mbështetje për idetë dhe aktivitetet tona përmes të cilave dëshirojmë të krijojmë një të ardhme të re për rajonin, shoqërinë dhe të rinjtë në Serbi duke aplikuar me projektin tonë në fondacionet evropiane dhe globale. Ne jemi krenarë që, për gati dy dekada, fondet e shumta të donatorëve kanë qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e punës së YIHR dhe kanë mbështetur idetë dhe përpjekjet tona për një të ardhme më të mirë të Ballkanit Perëndimor.
Disa nga donatorët tanë janë Komisioni Evropian, Fondacioni Charles Stewart Mott, NED, Sigrid Rausing Trust, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Ambasada Amerikane në Serbi, Ambasada Gjermane në Serbi dhe të tjerët.
Cili është qëndrimi i YIHR-së për Kosovën?
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut si organizatë respekton pavarësinë e Kosovës. Ne e mbështesim këtë qëndrim në faktet vijuese: Kosova shpalli pavarësinë e saj në 2008; ka qeverinë, policinë dhe institucionet e saj të pavarura nga Serbia; është anëtar i organizatave të shumta evropiane dhe ndërkombëtare dhe njihet si shtet nga shumica e vendeve anëtare të KB. Në lidhje me Kosovën, YIHR insiston në ndjekjen penale të të gjitha krimeve të luftës dhe hetimin e akuzave kundër të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ne monitorojmë shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë me shumë kujdes, veçanërisht ato që prekin komunitetet pakicë.
A mbështet YIHR parti të caktuara politike?
Si organizatë, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, nuk mbështet asnjë parti politike, por ajo në mënyrë aktive kundërshton partitë që promovojnë urrejtje, dhunë, mos tolerancë dhe politikë nxitëse të luftës.
Cili është pozicioni i YIHR mbi gjenocidin në Srebrenica?
Në përputhje me gjykimet e gjykatës dhe faktet e vërtetuara të cilat Serbia është e detyruar të respektojë sipas ligjit, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut insiston në rëndësinë e termit ‘gjenocid’ kur flet për Srebrenica. Përdorimi i termave të tillë si ‘masakra’ ose ‘krimi i tmerrshëm’ zvogëlon dhe relativizon peshën e krimit të kryer dhe është një fyerje për kujtesën e viktimave.
Megjithëse gjykimet e Tribunalit të Hagës (ICTY) shpesh interpretohen në qarqet nacionaliste si gjykime kundër qytetarëve të Serbisë, duke përdorur gjithashtu termin ‘njerëz gjenocidal’, YIHR vazhdimisht përkujton se përgjegjësia për çdo krim mund të jetë vetëm individuale dhe në asnjë mënyrë nuk vlen për një komb në tërësi.
Cili është pozicioni i YIHR mbi të drejtat LGBT +?
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut do të jetë gjithnjë aleate në luftën për fitimin e lirive dhe respektimin e njerëzve nga të gjitha identitetet gjinore dhe orientimet seksuale, sepse ne besojmë se diskriminimi në çfarëdo baze është i papranueshëm. YIHR lufton për tolerancën dhe edukimin e të rinjtëve në mënyrë që të gjithë anëtarët e shoqërisë sonë të kenë mundësi të njihen me dallimet, por edhe me vështirësitë që prodhon injoranca dhe urrejtja ndaj këtij segmenti të shoqërisë në jetën e një individi.