Donacionet na ndihmojnë që të realizojmë qëllimet
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut është një organizatë jofitimprurëse e cila vepron mbi parimet e sundimit të së drejtës, ruatjes së vlerave të shoqërisë civile dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Faleminderit që njihni punën tonë si një punë të rëndësishme për mbarë shoqërinë dhe që i konsideroni vlerat tona si të qenësishme. Në punën tonë rëndësi ka mbështetja e individeve por edhe të të gjithë sektorëve të shoqërisë. Në mënyrë që t’i realizojmë qëllimet për të cilat advokojmë, na duhet ndihma e të gjithë atyre që e kuptojnë rëndësinë e të vepruarit aktiv.
Ditë për ditë jemi në kërkim të ideve dhe projekteve të reja të cilët do t’i avancojnë vlerat demokratike të shoqërisë sonë dhe prandaj po ju ftojmë që të na mbështesni dhe të mendojmë dhe krijojmë së bashku mundësi të reja për rajonin, vendin dhe të rinjtë tanë.
I gëzohemi bashkëpunimit të ardhshëm.
Na kontaktoni