fbpx
Lajmet

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” në Beograd nga 22 tetori

Ngjarja e veçantë kulturore “Mirëdita, dobar dan!”, e cila prezanton skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës për audiencën e Beogradit, do të mbahet nga 22 tetor deri më 24 tetor në Beograd.

Më shumë

Debati me rastin e Ditës së të Zhdukurve: Hapja e arkivave dhe nisja e procedimeve ndaj përgjegjësve

“’Çështja e të zhdukurve është gjithmonë edhe çështja e krimeve të kryera gjatë luftës, dhe kur ballafaqoheni me to, ai është momenti kur merrni përsipër edhe përgjegjësinë dhe kur fillon ndjekja penale e atyre të cilët kanë kryer krimet e luftës. Pushtetet nuk duan të merren me çështjen e të zhdukurve pikërisht për shkak të mungesës së vullnetit për t’i thirrur në përgjegjësi autorët e këtyre veprave”, tha Serbeze Haxhiaj, gazetarja e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) në Kosovë, gjatë një debati të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve më 30 gusht. 

Më shumë

Deklaratë e Përbashkët e Organizatave të Shoqërisë Civile për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Organizatat e shoqërisë civile u bëjnë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht propozuesit të projektligjit z. Gazmend Bytyqi që të tërheq projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Më shumë

Reagimi i YIHR Kroaci dhe YIHR Serbi ndaj fjalimit të djeshëm të kryeministrit kroat Pllenkoviq me rastin e 25-vjetorit të Operacionit Stuhi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë Andrej Pllenkoviq me rastin e Ditës së Fitores dhe Mirënjohjes për Atdheun ia përkushtoi një pjesë të fjalimit të djeshëm nderimit të viktimave të krimeve të luftës të kryera nga ana kroate. Në këtë mënyrë ai bëri një kontribut të madh në shënimin e pajtueshëm të 25-vjetorit të Operacionit “Stuhi”

Më shumë