Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut fton aktivistët e rinj LGBTQI+ nga Ballkani Perëndimor të aplikojnë për Akademinë Rajonale të Krenarisë 2025 – një program gjashtëditor mësimi, shkëmbimi dhe aktivizmi që synon forcimin e lidershipit LGBTQI+ dhe solidaritetit rajonal.
Më shumëTë dielën më 1 Shtator në qytetin gjerman të Achenit, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Gjyshet Kundër të Djathtës Ekstreme (Omas Gegen Rechts) u nderuan me Çmimin e Paqes të Achenit.
Më shumëTë dashur miq dhe mikesha, Ne kemi vendosur që me çdo kusht t’i japim fund urrejtjes! Kemi nisur një sërë veprimesh ligjore ndaj atyre që përhapin urrejtje kundër festivalit “Mirëdita, dobar dan!” dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve, të ftuarve dhe anëtarëve të ekipit organizues – dhe për këtë gjë, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj!
Më shumëSot pas orës 14:00, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka pranuar njoftim verbal nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për ndalimin e të gjitha ngjarjeve në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”. Ndalesa u komunikua zyrtarisht si urdhër për të ndërprerë tubimin, fillimisht në formë verbale e pastaj edhe në formë të shkruar, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me festivalin, si ngjarjet publike edhe ato të planifikuara vetëm për mysafirët.
Më shumë