Dëshiron të flasësh për politikën, aktivizmin, median? Të intereson se si funksionon sundimi i ligjit dhe a jeton në një sistem demokratik? Ke diçka për të thënë, por të duket  se askush nuk  të merr seriozisht sa duhet?

Nëse të gjitha sa më sipër të përshtaten, do të thotë se ke klikuar në linkun e duhur.

A ke vënë re se të gjithë flasin për Kosovën? Disa thonë se flitet për atë vetëm për të mos folur për tema si mjedisi, mashtrimi zgjedhor, tabloidizimi i mediave, standardi i jetesës së qytetarëve, gjendja e gjyqësorit etj. Të tjerët thonë se është “politikë e lartë” ku nuk ka vend për të rinjtë apo asnjë lloj kontributi qytetar. Të tretët thonë se Kosova është bërë vend i përgjithshëm. Për marrëveshjet, dialogët, pajtimet flitet shpesh në publik dhe duket se kjo ka një ndikim në jetën tonë dhe përderisa të gjitha temat e tjera ndryshojnë, kjo temë është e gjithanshme.

Po çfarë mendon ti?

A mendon se Kosova ndikon në jetën tënde të përditshme? A ndikon Kosova në proceset demokratike në Serbi? A ndikon tek aktivistët/et që luftojnë kundër vjedhjes së zgjedhjeve, aktivistët që merren me pajtimin, aktivistët/et e mjedisit? Kur flasim për Kosovën, çfarë dimë në të vërtetë dhe për çfarë po flasim?

 

Nëse dëshiron që të mësosh më shumë dhe/ose të diskutosh se si Kosova është e lidhur me sundimin e ligjit në Serbi, me mediat, me pajtimin në rajon dhe proceset e drejtësisë tranzicionale, tani ke rast! Nëse nuk di gjë, por të intereson dhe nuk di nga të fillosh, atëherë eja të diskutojmë bashkë.

Gjatë diskutimit do të kesh mundësi të dëgjosh se si paraqitet Kosova në media, në fjalimet e politikanëve, të thuash se çfarë mendon ti për atë, por edhe të zbulosh se sa di realisht për të.

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut të fton të aplikosh për të marrë pjesë në diskutimet që do të zhvillohen në Preshevë, Novi Sad, Beograd dhe Nish, në të cilat të rinjtë do të shkëmbejnë mendime dhe do të përpiqen t’i përgjigjen pyetjes se sa na intereson Kosova dhe pse.

Në diskutim do të prezantohet edhe botimi i dytë i Kronologjisë së Kosovës të përgatitur nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut me qëllim që në një vend të bashkohen të gjitha ngjarjet dhe proceset e rëndësishme që kanë ndodhur në territorin e Kosovës ose kanë qenë të rëndësishme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që nga viti 2018 deri në vitin 2023.

Të inkurajojmë të aplikosh dhe të zgjedhësh qytetin në të cilin do të duash më shumë të marrësh pjesë në diskutim.

 

Diskutimi në Preshëv do të mbahet më 30 nëntor
Diskutimi në Nish do të mbahet më 1 dhjetor
Diskutimi në Novi Sad do të mbahet më 7 dhjetor
Diskutimi në Beograd do të mbahet më 8 dhjetor

Diskutimet do të zgjasin tre orë, nga ora 16:00 deri në 19:00, me pushim për drekë.

Për të marrë pjesë në diskutim, duhet të plotësohet formulari i aplikimit që gjendet këtu.

Aplikimet për diskutim në Preshevë dhe Nish janë të hapura deri më 13 nëntor, ndërsa për diskutimin në Novi Sad dhe Beograd deri më 20 nëntor. Gjuha e punës në diskutimin në Preshevë është anglishtja.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut mbulon shpenzimet e udhëtimit për të gjithë ata që vijnë nga zonat përreth.